Politika Sistemi i ri Zgjedhor, Kuvendi vendos më 30 korrik

Sistemi i ri Zgjedhor, Kuvendi vendos më 30 korrik

Në 30 korrik, Kuvendi do të votojë kërkesën e opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë lista të hapura kandidatësh për deputetë dhe korrektimin kombëtar të sistemit.

Në amendamentet e propozuara, ata kërkojnë dhe heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e pragut elektoral. Ilir Rusmajli do të asistojë edhe në këto ndryshime, përveç atyre në Kodin Zgjedhor, në cilësinë e ekspertit.

Gramoz Ruçi kërkoi që nisma të shqyrtohet me seriozitet. “Ditën e premte, në datën 10, do të fillojë diskutimi në parim, për të vazhduar në datën 13 me diskutimin nen për nen dhe në datën 30 është shqyrtimi në seancë. Seriozitet maksimal që këto që vendosëm sot të bëhen siç duhet”, u shpreh Ruçi.