“Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë”. Kështu shkruan “Corrie della sera”, e cila i referohet një fjalimi të mbajtur nga guvernatori i rajonit të Pulias, Michele Emiliano.
Sipas Emiliano-s, në një vizitë në Shqipëri, ai i ka bërë një propozim kryeministrit Rama, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazit për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.
“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento, ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”. Kjo është një përmbledhje e propozimit të guvernatorit.
“Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar: përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisor? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.