Aktorja e njohur amerikane, Gwyneth Paltrow njoftoi zgjedhjen dhe arsyen e saj për t’i thënë lamtumirë kinemasë, duke u shprehur se e kishte humbur dashurinë për aktrimin, në një intervistë për stacionin radio “Sirius XM”.
“Mendoj se kur je në qendër të vëmendjes për 26 vjet dhe, sinqerisht, një person i aftë që nuk e do aq shumë aktrimin, mendon: Po tani kush duhet të jem? Çfarë jam? Për ku jam drejtuar?”, tha ajo.
Paltrow shpjegoi, gjithashtu, se një pjesë e magjepsjes së punës së saj ishte zhdukur për shkak të të qenit vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut.
Roli i fundit kryesor në një film i Paltrow ishte në 2015 te “Mortdecai” dhe që atëherë ka luajtur Pepper Potts, një rol dytësor, në seritë “Avenger: Infinity War” dhe “Avenger: Endgame”, si edhe “SpiderMan: Homecoming”.