Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, përmes rrjetit social “Twitter” ka komentuar vendimin e presidentit maqedonas Ivanov që mos mandatojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.
Hahn shkruan se në një vend demokratik shumica parlamentare duhet të respektohet.
“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme.
Në një demokraci, shumica parlamentare duhet të respektohet edhe nëse një gjë e tillë nuk i pëlqen. Prej këtu pres që gjithë liderët dhe institucionet në interes të qytetarëve të lejojnë që proceset demokratike të zhvillohen”, shkruan Hahn.