Politika Hajdari dhe Gjoni drekojnë me zyrtarin e DASH: Kemi mbështetjen e plotë...

Hajdari dhe Gjoni drekojnë me zyrtarin e DASH: Kemi mbështetjen e plotë të SHBA-ve

Kryetarja e grupit demokrat në parlament Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë zhvilluar një drekë pune me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, që ndodhet për vizitë në Tiranë. Rudina Hajdari ka zbuluar edhe cfarë është diskutuar në takim.

“Së bashku me Ralf Gjonin patëm një takim dreke me drejtorin e ri për Ballkanin Perëndimor David Kostelancik, nga Departamenti i Shtetit për të diskutuar reformën zgjedhore. Të lumtur që patëm mbështetjen e tyre të plotë”, shkruan Hajdari në Twitter. Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit është takuar sot me krerët e politikës shqiptare.