Politika Hajdari: Marrëveshja e opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, fatalitet politik!

Hajdari: Marrëveshja e opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, fatalitet politik!

Kryetarja e grupit parlamentar Rudina Hajdari një ditë pas përfundimit të afatit për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 30 qershorit i bën thirrje qeverisë të ulet në dialog me opozitën.

Ajo thotë se ata që duan të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë zgjidhjen e shumë pritur duke bërë fajtor qeverinë për situatën e krijuar nga uria e saj për pushtet.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.

Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, shkruan Rudina Hajdari.