Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Policia e Tiranës po kërkon një person që përdor fouristadë “Mercedez Benz ML”, të akuzuar për vjedhje të përsëritura të gomave të përdorura nga disa servise në kryeqytet.
Saimir Kodra: Ka njëri gomisteri fjala bie dhe në fund fare ka gomat që ua ka hequr automjeteve dhe i mban aty për t’i shitur prapë; 20 mijë lekë, 15 mijë lekë. Riciklohen ato. Mirëpo kemi njërin aty që një të ndaluar makinën dhe i vjedh…
Në datën 2 nëntor personi me fuoristradë vjedh goma makine në një servis pranë pallatit me shigjeta.
Gazetari: Sërish mëngjesin e datës 10 nëntor të vitit 2017, pikërisht në këtë servis, i njëjti person me të njëjtin automjet ka ardhur sërish dhe ka vjedhur disa goma të tjera.
Ndërsa disa ditë më vonë, në 26 nëntor, hajduti serial i gomave shfaqet pranë Stadiumit Dinamo.
Edhe pse janë videot dhe pronarët e serviseve kanë bërë denoncim, komisariati numër 2 nuk ka mundur të identifikojë personin e “fiksuar” me gomat.
/tvklan.al