Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka dominuar totalisht Çmimin e Madh të Hungarisë, duke arritur në finishin e garës me një distancë të madhe nga ndjekësit e tjerë, ndërsa nuk e vuri asnjëherë në diskutim triumfin.
Kjo është fitorja e 8 e britanikut në këtë pistë, duke barazuar edhe rekordin e legjendës Michael Schumacher po me kaq fitore në një garë të vetme.
Megjithatë, piloti më i mirë i kësaj gare është zgjedhur Max Verstappen me Red Bull, i cili u nis nga vendi i shtatë dhe u rendit menjëherë pas Hamilton, ndërsa podiumin e plotësoi piloti tjetër i Mercedes, Bottas.
Ndërkohë, edhe në garën e tretë të këtij sezoni, dy pilotët e Ferrarit kanë zhgënjyer sërish. Vettel u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa Leclerc u rendit vetëm në vendin e 11.