Bota Johnson përjashton një karantinë të dytë: Është si një frenim bërthamor

Johnson përjashton një karantinë të dytë: Është si një frenim bërthamor

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk ka nevojë për një karantinë të dytë kolektive në mbarë vendin.

Në një deklaratë për “The Sunday Telegraph”, Johnson e cilësoi  karantinën si një “frenim bërthamor”.

”Përfundimisht, nuk dua ta përdor karantinën dhe nuk mendoj se do të jemi në gjendje për ta përdorur”, theksoi ai.

Ai shprehu shpresën për rikthim në normalitet gjatë Krishtlindjeve.

Për shkak të COVID-19 në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën mbi 45 000 njerëz duke e radhitur atë në vendin e parë në Europë dhe të tretën në botë pas SHBA-së dhe Brazilit për nga numri i viktimave lidhur me virusin.

Karantina, që filloi më 23 mars në Britaninë e Madhe, pjesërisht u lirua më 13 maj, duke vazhduar më tej të hapet gradualisht.