Rreth 66 kg kanabis e ndarë në 4 çanta u sekuestruan këtë të enjte nga policia e Shkodrës në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në vendin e quajtur Hidrovorit, në Malësi të Madhe.
Policia bën me dije se gjatë operacionit për krehjen e zonës u gjetën 4 çanta me kanabis.
Ndërkaq vijojnë punimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa hetimet i janë referuar dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.