Aktualitet “Hape atë dreq telefoni hape, ta marrtë dreqi racën”, përgjimet që fundosën...

“Hape atë dreq telefoni hape, ta marrtë dreqi racën”, përgjimet që fundosën grupin kriminal në Krujë

Në media ka dalë një pjesë të dosjes hetimore të SPAK lidhur me dy grupet kriminale që kultivonin bimë narkotike në malësitë e Krujës.

Bëhet fjalë për vitin 2020 ku kanabisi mbillej në zona të thella pyjore dhe tokë pa pronar në terrene të thyera.

Veçantia e këtyre grupeve ishte fakti që komunikonin vetëm me radio të ngjashme si ato të policisë për t’iu shmangur ndonjë interceptimi të mundshëm të autoriteteve, megjithatë ato janë përgjuar.

Në dosjen voluminoze të administruar nga SPAK, trafikantët monitorojnë lëvizjet e automjeteve të dyshuara të policisë për kontrolle, lëvizjet e aeroplanit të Guarda di Finanzas, flasin për njerëz të besuar në rradhët e uniformave blu, por dhe i luten zotit që bimët e kanabisit mos të zbulohen e për rrjedhojë të asgjësohen.

KOMUNIKIM NË RADIO

B: E di unë o daje kush vjen dhe sa vijnë, se me qenë nuk të them unë ty, se nuk jam budall.

A: E di që nuk je budall por me qëllu me pre në bes tjerët.

B: Është me atë ai, me Land Roverin, makinë ushtarake është, me atë është duke ardhur.

A: Apo je në Noj?

B: Po, jam te karburanti poshtë!

Në dosje rezulton se shtetasi Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK, është personi që mban kontaktet me punonjësit e policisë lokale. Ai kuptohet se ka të paktën 3 parcela. Në një nga komunikimet, Sefa porosit Asim Pulacin (i arrestuar), që të mos largohet nga parcelat, por të inskenojë asgjësimin e 3 vatrave të ndryshme me zjarr, ‘gjoja’ për djegien e lendeve narkotike.

KOMUNIKIM NË RADIO

B: Rrushi mos të dalin turra shkoze lart se kanë për ti bërë foto

A: I kam nda masanej i gadisin vete ata.

B: E kupton ca dua të them. Bëjini gati turret, se nuk gadisin gjo ata. Shkurren e vogël gjysmë metër, tak e ve poshtë. 3-4 kapena poshtë dhe i vë 10 bimë lart. 3 turra nga 10 bimë dhe në rregull jena. Nuk të kapin brenda rri pa merak.

A: A të ikim?

B: 2-3 veta kanë për të ardh po ha.

A: Po erdhi ndokush tjetër e hëngrëm.

B: Se besoj. Dil që tani, bëj 3 vende gati, futi disa shkurre, disa maje shkoze para, dhe nga një bimë ashtuje, të keqe fort, të prishme.

A: A të shkoj të shkul ato aty.

B: Po pra, po veji ato majat e shkozes para, që të bëjë duf, të dali zjerrm i madh, dhe me gjet ndonjë rrënjë të keqe, te shëmtuar, me e vene para që të bëjnë foto me të.

A: Po mrapa, me hik unë?

B: Me hik me hik, po 3 vendet, në 3 pikat që të thashë.

A: Tani bëj pa ardh ata?

B: Po bëji, se afër janë, për 40 minuta vijnë ata veç prit maja shkoze shumë që të bëni tym, pash zotin.

Në dosjen hetimore del dhe një moment ku mes trafikantëve ka biseda të tensionuara.

KOMUNIKIM NË RADIO

B: Hape atë dreq telefoni hape, ta marrtë dreqi rracën ta marrtë. Niz atë radio. Ku je? Ku je re?

A: Bash qitu.

B: Shko shepjt te puna dhe merr ndonjë boçe, zgjidh ndonjë boçe të mirë, se më kanë thënë ata me ra poshtë. A je duke më dëgjuar?

A: Të dëgjoj po fol.

B: Shko merr Lulin dhe hajdeni shpejt te parcela dhe merrni ca boçe të mira para se ti gjejnë ata se më kanë thënë dje çunat marrin boçet, marrin boçet e mira, me i marrë ata të mirat. A je duke dëgjuar?

A: Të dëgjova, të dëgjova

Trafikantët gjithashtu tregojnë dhe frikën se mos policia do ti presë bimët narkotike, pasi i është dhënë nga ata vetëm një javë kohë për të vjelur ‘mallin’.

KOMUNIKIM NË RADIO

B: O shoku

A: Urdhro

B: Si jeni o daje, a keni gdhirë mirë

A: Mirë, mirë

B: Ishalla nuk na i presin o burr, mos u dorezoni, se shpresa vdes e funit.

A: Skena ç’bëjmë më jo.

B: Për jo e kena lon pra gjasme me to.

A: Për një jave gjoja, apo më shumë

B: Për një javë, jo më shumë

A: Të dielën a?

B: Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin

Këtë të shtunë Gjykata e Posaçme caktoi masën e për 8 personat e vënë në pranga 2 ditë më parë. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg ndërsa për 73 vjeçarin Skënder Velja u caktua “Arrest në shtëpi” për shkak të moshës.

5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa hetimet vijojnë për persona të tjerë të dyshuar.