Në përgjithësi, dalja për një pije bëhet në grup ose në çift. Por, ka edhe nga ata persona që pijen duan ta shijojnë vetëm.
Pikërisht për këta persona do të hapet një bar ku mund të futesh me një kusht: nëse je i pashoqëruar.
Bari do të hapet në Japoni, ku pronarët e tij menduan të krijonin një vend që të mos jetë i projektuar për të shkuar në grupe prej disa personash, sidomos në këtë kohë pandemie, ku rekomandohet distancimi social.
Bari quhet Juden Highball dhe ndodhet në Hokkaido. Klientët e këtij bari do të ndihen si në shtëpi, duke pasur një hapësirë krejt të veten për të shijuar pijen. Në këtë hapësirë, klienti do të porosisë madje me një tablet, duke e bërë të panevojshme edhe praninë e kamarierit.