Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera u shpreh sot se po punohet për detajet e fundit që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në BE”, tha ajo.
Zëdhënësja e Komisionit Euriopian Ana Pisonero publikoi qëndrimin deklaratën e Komisionerit Oliver Varhelyi i cili ka bërë të ditur se “Komisioni Europian do të paraqesë kornizat e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian në Qershor, shpresojmë javën e ardhshme”.