Distanca sociale është bërë një “normalitet i ri” global, por jeta në mes të një pandemie duhet të vazhdojë. Kjo u tregua më së miri në Norvegji, me ministrin e Transportit Knut Arild Hareide.
I takoi tij të inauguronte hapjen e një tuneli të madh nënujor në projektin gjigand “Ryfast”, icili lidh qytetin e tretë më të madh norvegjez të Stavanger me rajonin Ryfylke.
Por në vend të ceremonisë, Knut Arild Hareide preu shiritin në një distancë – më saktësisht, nga zyra e tij.
Fotografitë që ai postoi në profilin e tij zyrtar në Facebook tregojnë se me të në zyrë ishte vetëm një fotograf zyrtar dhe kjo ngjarje e rëndësishme për Norvegjinë u festua vetëm nga tullumbace në sfond në ngjyrat e flamurit norvegjez.