Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për hapjen e shkollave në kushtet e pandemisë në Shqipëri.
Udhëzuesi që ka marrë dhe miratimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve si dhe për prindërit.
Sipas udhëzimit do të ketë grafik nga shkollat për hyrjen e nxënësve me orare dhe nën monitorimin e mësuesve kujdestarë.
Nxënësit duhet të paraqiten me përpikmëri dhe kur hyjnë mbajnë radhë 2 metra nga njëri- tjetri. Kush shfaq simptoma lajmëron mësuesin kujdestar që me mjekun e shkollës apo familjes verifikon nëse ka COVID-19 apo jo.
Po ashtu pas futjes së të gjithë nxënësve, dera e shkollës mbyllet dhe nuk hapet më deri në përfundim të procesit mësimor. Në rast se nxënësi del nga shkolla nuk lejohet të hyjë më, dhe lëvizja e nxënësve lejohet vetëm brenda territorit të shkollës.
Nuk do të lejohet dalja nga klasa e nxënësve vetëm në rastet kur duhet të shkojnë në tualet. Në korridore ata duhet të mbajnë distancë 1.5 metra teksa nuk lejohen aktivitetet me më shumë se 10 veta në ambientet jashtë. Të gjithë nxënësit që thyejnë masat ndaj COVID-19 brenda institucioneve arsimore parauniversitare do të ndëshkohen me masë disiplinore.