Shteti i Uellsit të Ri Jugor, vendi më i populluar i Australisë ka njoftuar se do të lehtësojë disa kufizime, duke rihapur disa plazhe e duke lënë njerëz të një gjaku që ta vizitojnë njëri-tjetrin
Shteti i Uellsit të Ri Jugor, i cili përbën gati gjysmën e rasteve të COVID-19 të Australisë, ka thënë se kjo është e nevojshme dhe për shmangien e stresit ndër njerëz.
“Shumë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre me javë të tëra dhe me përjashtim shkuarjen te mjeku ose blerjet e domosdoshme”, tha kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.
“Dy të rritur do të jenë në gjendje të vizitojnë dikë në rrethin e tyre familjar, me qëllim për të zvogëluar izolimin social dhe për të përmirësuar shëndetin mendor”, tha ajo.
Australia ka shmangur numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19 siç në vendet e tjera. Ka patur gjithsej 6723 infektime dhe 84 jetë të humbura.
Shtetet e Australisë kanë filluar të lehtësojnë disa prej kufizimeve dhe qeveritë e shtetit kanë ngritur qendra të testimit dhe tani po inkurajojnë qytetarët të bëjnë testime pavarësisht nëse kanë simptoma.