Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për veprat penale të përndjekjes dhe ndërhyrjes pa të drejtë në jetën private.
I riu me iniciale S.K. nga Vlora përndiqte ish të fejuarën e tij pasi nuk pranonte ndarjen. Sipas policisë, ai hapte adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të ish të fejuarës me qëllim për t’i prishur imazhin.
Ka qenë e dëmtuara ajo që ka denoncuar në polici të fejuarin për ndërhyrje në jetën e saj.
Pas denoncimit, blutë e qytetit bregdetar bënë arrestimin e të riut për dy veprat penale të sipërpërmendura.