Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka falënderuar gjestin e sipërmarrësit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, i cili ka dhuruar një sasi të madhe mielli për familjet e Bajram Currit, që ndodhet në vështirësi për shkak të kufizimeve kundër përhapjes së koronavirusit.
Sasia do të shpërndahet në një mijë familje, ku secila do të marrë 25 kilogramë, një gjest që u vlerësua nga ambasadorja Kim.
Albanian-American @HarryBajraktari heard that #COVID19 has been tough on families, so he donated 25mt of flour to Bajram Curri – enough to give 1,000 families 25kg flour each. Thanks for your generosity! https://t.co/D3fyEmgvq1
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 9, 2020
Me origjinë nga Peja, Bajraktari u transferua dekada më parë në Bronks të Nju Jorkut, duke u shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm në fushën e pronave të paluajtshme dhe ndërtimit në SHBA por me investime edhe në Kosovë, si dhe një personazh aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë.