Bayerni i Mynihut mund 3-1 Augsburgun në javën e dytë të Bundesligës por ai që përbaln lajm është Harry Kane. Bomberi anglez shënon dy gola në suksesin 3-1 ndaj Augsburg në derbin e Bavarisë.
Kampionët në fuqi nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren pas shënuan menjëherë me një autogol dhe më pas po në pjesën e parë Kane nga 11-metra dyfishoi.
Në pjesën e dytë, ish-sulmuesi i Tottenham sigloi edhe rrjetën e tretë për suksesin e dytë të Bayern Munchen që ngjitet në krye të klasifikimit bashkë me Union Berlin.
Kane ngjitet në kuotën e 3 realizimeve personale pas 2 javëve të para. Ndeshja tjetër mes Mainz dhe Eintracht Frankfurt u mbyll në barazim 1-1.