Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi të mërkurën një bojkot të përgjithshëm pa afat.
Këshilli vendosi bojkot 10 ditor për masat e sigurisë. Ndërkohë për avokatët që thyejnë bojkotin do të merren masa disiplinore.
Prej 12 ditësh avokatët në Korçë, Durrës, Vlorë, Tiranë etj., kanë bojkotuar punën në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, dy gjykata administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.