Aktualitet Hedh nga shkallët bashkëshorten shtatzëne, arrestohet 40-vjeçari

Hedh nga shkallët bashkëshorten shtatzëne, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet.

Policia deklaroi se ka arrestuar 40-vjeçarin Rezart Zani.

Në banesën e tyre në rrugën “Ali Demi” ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Pasi e ka dhunuar mësohet se Zani e ka hedhur nga shkallët bashkëshorten 39-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzëne.

Gruaja ndodhet në spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe 39-vjeçarin Albert P., i cili në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, M.P., 41 vjeçe.