40 gra të një fasonerie në Fllakë të Durrësit kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë dërguar në urgjencën e qytetit ku po marrin trajtim mjekësor.
Sipas mjekëve gratë e paraqitur në urgjencë kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore.
Ata janë trajtuar me medikamentet e duhura, ku një pjesë e tyre janë larguar për në banesë, ndërsa 14 të tjera po marrin mjekimin e duhur.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjëset u helmuan nga gazi që rridhte nga një tubacion i dëmtuar.
Ky është rasti i tretë i helmimit të punonjësve të fasonerive në Durrës.
Vitin e kaluar u regjistruan dy raste të ngjashme të helmimit masiv në Shkozet dhe Shijak.