Aktualitet Heroina blihet me listë! Prokuroria zbulon borxhlinjtë e drogës në Tiranë

Heroina blihet me listë! Prokuroria zbulon borxhlinjtë e drogës në Tiranë

Vendi ynë vazhdon të jetë nja nga korridoret ballkanike të trafikut të heroinës dhe kokainës që trafikohet drejt vendeve të Evropës çka ka sjellë shtimin e numrit të përdoruesve të drogërave të forta.

Në një nga aksionet e fundit antidroge të nisur pikërisht ne zonën e “21 Dhjetorit”, ndaj një shpërndarësi që operonte në këtë zonë, Prokuroria zbuloi një fakt të ri, disa përdorues po blejnë droge me lista, megjithëse sfida kryesore e autoriteteve është fshirja e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit, që përveç të tjerave ka sjellë gjithashtu shumëfishimin e përdoruesve të hashashit, përdoruesit e heroinës janë më të ekspozuarit për t’u kthyer edhe autorë ngjarjesh kriminale që nga grabitjet deri tek vrasjet me pagese.

E gjitha kjo shkaktohet nga mungesa e të ardhurave për të paguar dozën dhe varësinë nga heroina tha një burim policor për Top Channel.

Javën e kaluar gjatë sekuestrimit të 1 kilogrami heroine që po shpërndahej tek klientët fiks, prokuroria zbuloi gjithashtu një listë përdoruesish që u jepej doza dhe u shënohej emri si borxhlinj, raporton Top Channel.

Aksioni “laboratori” nisi duke ndjekur njërin nga shpërndarësit Pieraldo Pelushi të cilit ju gjetën me vetë 33 doza heroine.

Shpërndarësi u ndoq tha njeri nga agjentet e antidrogës dhe më pas u pa tek po furnizohej me drogë në një banese të marrë me qera nga grupi.

Aty u gjetën 322 doza me heroinë dhe lista e emrave të përdoruesve borxhlinj. Grupi në të cilin u arrestua edhe një shpërndarës tjetër që punonte si lavazhier dhe që shpërndante drogë në vendin e punës shet heroinë tek klientët fiks në Rrugën e Kavajës, rrugën “Vasil Shanto”, Selitë, Kombinat dhe Yzberisht.

Prokuroria thotë se nuk ka arritur ende tek kapot e grupit dhe tek burimi kryesor qe furnizon dy nga shpërndarësit me heroinë, që të dy të dënuar me parë për të njëjtin fakt