Italia nuk po merr dot “frymë” në luftën kundër COVID-19.
Përveç lajmeve negative në lidhje me mesataren e lartë të vdekjeve ditë pas ditë që po vërtitet rreth shifrës 350, këtë të martë Bergamo ka marrë një lajm edhe më të rëndë.
Autoritetet italiane bënë të ditur se një mjek familje ne Bergamo ka humbur betejën me koronavirusin.
Mario Giovita 65 vjeç kishte ditw që ishte shtruar në spitalin papa Giovanni XXIII.
Sipas shoqatës së mjekeve, në Bergamo janë të paktën 100 mjekë të prekur nga koronavirusi.