Gjykata e Posaçme rrëzoi një kërkesë penale të Monika Kryemadhit.
Burime zyrtare të Gjykatës së Posaçme bënë me dije për A2 se kërkesa e paraqitur për shqyrtim nga Kryemadhi kishte si objekt heqjen e sekuestros.
“Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura”, pohuan burimet zyrtare të GJKKO.
Jozytarisht, A2 ka mësuar se për llogari të disa kallëzimeve penale të depozituara në SPAK kundër Monika Kryemadhit, janë sekuestruar dy aparate telefonikë celularë të dy personave, bashkëpunëtorë të saj, pa status të veçantë të deputetit dhe se Kryemadhi ka kundërshtuar këtë veprim hetimor.
Në seancën e së enjtes SPAK u përfaqësua nga prokurori Sotir Kllapi, prokurori i cili po heton kallëzimin kundër Kryemadhit për pagesa të kryera në SHBA për çështje lobimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2017./A2