35 ligjvënës republikanë në ShBA sfiduan udhëheqësit e tyre të partisë dhe dhanë mbështetjen për të ngritur një komision hetimor për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan e kontrolluar nga demokratët, votoi me 252-175 vota fillimin e hetimit.
Para votimit, ish-presidenti Donald Trumpi kërkoi republikanëve të votojnë kundër “kurthit të demokratëve”. Megjithatë, ligji nuk ka gjasë të kalojë në dhomën e lartë të Kongresit.
Kreu i pakicës në Senat, republikani MitchMcConnell ishte kundër komisionit.
“Ai është nxitur nga politika dhe Nancy Pelosi por ne nuk duhet të bëhemi pjesë. Projektligji i drejtohet tani senatit ku përballet gjithashtu me kundërshtinë e ashpër të republikanit më të lartë”, u shpreh lideri i pakicës republikane.
Komisioni hetimor do të ketë të njëjtin model me panelin që hetoi ngjarjet e 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.
Komisioni do të ketë 10 anëtarë i ndarë plotësisht midis dy partive të mëdha që në fund do të japin rekomandime si të shmangin përsëritjen e pushtimit të selisë së Kongresit.
Më 6 Janar 2021 mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump dështuan të ndalojnë konfirmimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.
“Presidenti Trump e kundërshton këtë komision. Nuk jam i sigurt pse. Është thellësisht zhgënjyese që ekziston një ndarje midis republikanëve”, tha kreu i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi StenyHoyer.
Vota e së mërkurës mbrëma ishte konsideruar edhe si një votë besnikëria ndaj ish-presidentit dhe partisë së tij.
Të dhjetë republikanët që votuan pro shkarkimit të Trumpit pas ngjarjeve në Capitol për nxitje të kryengritjes ishin mes atyre 35 që votuan për ngritjen e komisionit.