Extra As burrë dhe as grua, Demi Lovato deklarohet si jo-binare

As burrë dhe as grua, Demi Lovato deklarohet si jo-binare

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato rrëfeu se është jo-binare dhe u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre.

Duke folur për identitetin gjinor, Lovato u shpreh se:

“Ky vendim ka ardhur pas shumë shërimesh dhe vetëreflektimesh. Ende po mësoj dhe po hyj në vetvete dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Po e ndaj me ju që ata atje të jenë në gjendje t’u tregojnë të dashurve të tyre se kush janë në të vërtetë. Ju lutem, vazhdoni të gjeni të vërtetat tuaja dhe dijeni se po ju dërgoj shumë dashuri në rrugën tuaj.”

Njerëzit jo-binarë nuk identifikohen si burra ose gra dhe nuk priren të jenë në përputhje me normat gjinore të asnjërës, por mund të jenë diçka në mes ose përtej të dyja gjinive.

Demi u shpreh se do të përdorë përemrat ata/atyre që përdoren për t’iu referuar personave që janë identifikuar me gjininë jo-binare.

“Do të përdor përemrat ata/atyre për të përfaqësuar rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore”, tha Demi në Twitter.