Të kthesh dy të pakënaqur në të kënaqur është ky misioni që duket se kanë ndërmarrë dy klube të mëdha europiane sikundër Milani dhe Chelsea për të realizuar një shkëmbim të bujshëm në merkaton dimërore.
Gonzalo Higuain nuk po kalon një periudhë pozitive tek Milani me integrimin e tij në organikën e kuqezinjve që duket se ka mbetur në tentativë, duke mos bindur.
Golat mungojnë dhe raporti mes palëve mund të përkufizohet i komplikuar. Nga ana tjetër është Alvaro Morata që gjithashtu nuk mund të thuhet se është shkrirë më ambientin e Bluve të Londrës. Morata la madrilenët e Realit për një klub si Chelsea që premtonte më shumë hapësirë për të, sikundër dhe një ofertë financiare më të lartë nga ajo e Los Blancos, por ndoshta rezultati nuk ishte ai që priste.
Në këtë mënyrë merkato e janarit mund të shërbente si dritarja ideale për ti dhënë jetë aventurave të reja për këta dy lojtarë. Me argjentinasin Higuain që mbetet një dëshirë e vjetër e teknikut Sarri ndërkohë që kuqezinjtë shfaqin interes për spanjollin e Chelsea-it.
Por një operacion i tillë duket se nis të komplikohet pasi në mes hyn klubi torinez, me këta të fundit që kanë në pronësi argjentinasin e Milanit. Gjithsesi me raportet te mira që ekzistojnë mes klubeve në fjalë ne rast të korrektesës financiare gjithçka shihet si e zgjidhshme, mbetet vetëm për t’u gjetur formula.