Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një prej liderëve botërorë më të rëndësishëm për shkak të luftës me Rusinë. Për këtë arsye edhe siguria për të është në nivelet maksimale.
Emisioni “Opinion” ka zbuluar një detaj interesant sa i përket sigurisë së tij. Prej 24 shkurtit të vitit 2022, kur nisi edhe lufta ai ka mbrojtje speciale. Shefi i sigurimit të tij është Maksym Donets, 44 vjeç.
Ky person mund të konsiderohet edhe “hija” e Zelensky-t pasi qëndron 24 orë pranë tij. Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë rritur të dy në Kryvyi Rih.
I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Ai ishte i pranishëm edhe në Tiranë teksa shoqëronte Zelensky-n.
Për ruajtjen e Zelensky-t kujdeset një skuadër e tërë elitë e Ukrainës. Në arsenalin e sigurisë së tij është përfshirë edhe një dhuratë nga SHBA-ja, një sistem i sofistikuar i pajisjeve të komunikimeve.
Ai mund të komunikojë në çdo vend, çdo cep ku ndodhet, në çdo moment përmes një sistemi tejet të sigurt.