Aktualitet Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë, policia jep detajet

Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë, policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në lagjen numër 10 të këtij qyteti.

Njëri prej personave është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa i dyti është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas pak minutash ka ndërruar jetë.

“Një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit”, thotë policia.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njoftoi policia.