Një vajzë 8-vjeçare nga Maryland i SHBA-ve ka marrë inkurajime të fuqishme pasi humbi zgjedhje për presidente të shkollës për vetëm një votë.
Ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, i dërgoi një letër Martha Kennedy Morales, pasi dëgjoi për rastin e saj. “Unë e di shumë mirë, nuk është e lehtë kur ngriheni dhe vendoseni të jepni gjithçka për një rol që është kërkuar vetëm nga djemtë”, shkroi Clinton vajzës.
Me gjasë, ish-sekretarja e kupton mjaft mirë ndjenjën e humbjes, pasi një gjë e tillë i erdhi nga Donald Trump.
Clinton, e cila ishte gruaja e parë që u propozua për president nga një parti e madhe politike, mësoi për kandidaturën e vajzës nga një postim në Facebook i krijuar nga babai i vajzës.