Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e qarkullimit.
“Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar ne heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të mjetit.
Janë gjobitur me 10 mijë lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes së aktivitetit”, njofton Policia e Shtetit.