Dy kërkues kanë ardhur me një sugjerim inovativ për të mundësuar rimëkëmbjen ekonomike përgjatë periudhës që magnituda e dëmit të pandemisë do të nisë të zbehet. – “lërini njëzetë e ca vjeçarët të punojnë si fillim”– është tema kryesore e studimit të tyre
Në atë çfarë ata e quajnë një “balancë midis epidemiologjisë dhe ekonomiksit” autorët e studimit, zoti Andrew Oswald dhe Nattavudh Powdthavee, nga universiteti Warwick shprehen se 20-30 vjeçarët janë shumë rezistentë ndaj virusit, dhe si rrjedhojë e zgjidhja më e mirë e atyreve grupmoshave që mund punojnë jashtë shtëpisë.
“Megjithëse vdekjet nga koronavirusi, me shumë të drejtë, janë shqetësimi kryesor aktual, ka shumë mundësi që kostot financiare të karantinimit të një pjese të madhe të ekonomisë do të bëhen me kalimin e kohës prioritare”, shkruajnë ata në një studim të fokusuar ndaj Mbretërisë së Bashkuar. “Gjeneratat e të rinjve mund të lejohen të rihapin ose të hapin biznese, restorante, shërbime transporti, apo të blejnë dhe shesin makina, shtëpi e të kryejnë shumë proçedura të tjera”
Këtyre individëve që do iu jepet e drejta për të dalë nga shtëpia e për të punuar duhet që të plotësojnë disa kërkesa për të shmangur përkeqësimin e pandemisë, sipas analistëve. Fillimisht ata nuk duhet që të jetojnë me prindërit e tyre e ata duhet që me patjetër të shmangin kontaktin me të moshuarit.
Midis këtyre grupmoshave që janë më shumë rezistentë ndaj virusit, njerëzit kyç që duhet të shkojnë në punë janë ata që janë të punësuar në sektorin privat, duke marrë në konsideratë supozimin se ata që punojnë në sektorin publik kanë më pak mundësi që ta humbasin punën.
Po kjo gjë mund të aplikohet dhe në vendet e tjera, ndonëse kërkuesit e pranojnë faktin, në studimin e tyre, se një përqindje shumë e vogël e këtyre të rinjve mund të sëmuren rëndë apo të ndërrojnë jetë.
Gjithashtu, nga ana tjetër, ata shprehen se nëse të rinjtë mbahen të izoluar në shtëpi për kohëra të gjata me kontakte të pakta sociale, është shumë më e mundshme që ata të shprehin agresivitet si dhe sjellje të tjera të rrezikshme.
“Nëse një vaksinë nuk zbulohet së shpejti ka pak të ngjarë që ndonjë drejtim veprimi riskoz të mos merret“, shkruajnë ata. “Kompromise midis efekteve epidemiologjike dhe atyre ekonomike duhen gjetur. Zgjidhjet në këto situata do të jenë të vështira si për qytetarët ashtu dhe për politikanët”, shtojnë autorët e studimit.
Burimi: Bloomberg