Bill Gates ndodhet në vend të katërt në klasifikimin e njerëzve më të pasur të botës, me një pasuri neto të vlerësuar nga revista prestigjioze Bloomberg në mbi 138 miliardë dollarë.
Gates u lind në vitin 1955 në një familje me të ardhura të larta ekonomike. Ai është i biri i një avokati të suksesshëm dhe nipi i personit që themeloi bankën e parë në Siatëll.
Gates filloi të programonte kompjuterë kur ai ishte vetëm 13 vjeç dhe themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Pol Alen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin, vetëm dy vite pasi e kishte nisur atë. Siç vetë ka rrëfyer, universiteti prestigjioz nuk e përmbushi asnjëherë ndaj ai e kalonte kohën duke luajtur poker dhe videolojëra.
Në vitin 1975, pak kush mund ta kishte menduar se Microsofti i ngritur nga Bill Gates do të mund ta transformonte industrinë e softëare-ëve.
Pjesa tjetër është një histori e gjatë dhe gati e pabesueshme e një ndër njerëzve më të pasur në botë që nisi nga kompjuterët dhe është përqëndruar tek vaksinat. Askush tjetër nuk e kishte intuitën e gjenialit Gates për të identifikuar dhe përfituar nga trendet teknologjike.
Pavarisht se ka arritur majat, Gates nuk ka ndër mend të ndalet, të paktën jo edhe për shumë kohë. Pasi ngriti perandorinë e tij Microsoft, Gates u përqendrua tek Fondacioni Gates, ku kishte në focus çrrënjosjen e malarjes, fruthit, AIDS-it, hepatitit B dhe sëmundjeve të tjera të transmetueshme.
Filantropisti i shëndetit global ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, Melinda Gates, me të cilën u divorcua në gusht të vitit 2021, pas një martese 27-vjeçare. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates.
Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët, ndërsa tani janë përqendruar tek lufta kundër koronavirusit, ku kanë investuar miliarda dollarë. Shumica e këtij financimi ka shkuar në prodhimin e furnizimeve mjekësore dhe sigurimin e vaksinave edhe për popujt e varfër.
“Paratë nuk kanë vlerë për mua përtej një pike të caktuar. Ato kanë vlerë kur flasim për ndërtimin e një organizata apo sigurimin e burimeve për më të varfërit e botës.”
Pengu më i madh në jetë për një nga njerëzit më të pasur të globit është fakti se nuk flet asnjë gjë të huaj.