“Po shëtisja rrugës me dy shokë, ndërsa dielli po perëndonte, papritmas qielli u kthye në gjak të kuq, ndalova, u ndjeva i lodhur dhe u mbështeta në gardh, kishte gjak dhe gjuhë zjarri sipër fjordit blu/zi dhe qytetit, miqtë e mi vazhdonin të ecnin, dhe unë qëndroja atje duke u dridhur nga frika, dhe ndjeva një ulërimë të pafund që përshkonte natyrën”.
Edvard Munch po ecte në një urë të Nordstrand (Norvegji) kur shpirti i tij u mbush me terror. Dhe në këtë pikturë ai donte të shprehte kujtimin e ankthit të tij të pamasë, të papritur, të kapur në momentin në të cilin po e përjetonte. Në sfond shohim dy njerëz që qëndrojnë përgjatë urës, të cilët duken indiferentë ndaj asaj që po ndodh.
Personazhi në plan të parë, me fytyrën e reduktuar në kafkë dhe trupin pa një kolonë kurrizore, veçse hap gojën (qendra e vërtetë e pikturës) duke lëshuar një britmë të tillë që të prishë edhe peizazhin. Dhe drita ndriçon figurën sikur të ishte goditur nga një blic.
Me pak fjalë, artisti na ofron “shkrepjen” e atij momenti tronditës, të pashpjegueshëm për të, siç e pa me sytë e tij. Dhe kjo e bën atë universale për ne.
“Britma” e norvegjezit Edvard Munch është cilësuar si imazhi i dytë më i famshëm në historinë e artit pas Mona Lisës së Leonardo Da Vincit.