Ishte viti 1976 kur trofeu i parë Bafta iu dedikua aktorit Charlie Chaplin. Maska e punuar në bronz, prej kësaj dite u bë një nga trofetë më të kërkuar nga artistët. Ata do të punonin gjatë gjithë vitit në kërkim të kësaj maske trofe.
Por, cila është historia e trofeut Bafta dhe si realizohet?
CNN ka publikuar një video ku tregohet një pjesë e punës deri në krijimin e plotë të trofeut që sot ëndërrojnë aktorët. Forma e parë e trofeut Bafta daton në vitin 1955, kur Andew Miller Jones, një producente televiziv porositi maskën tek skulptori Mitzi Cunliffe, si dhuratë për një artist. Me kalimin e viteve, kjo maskë teatrale tragjikomike, nisi të pasurohej me elementë të tjerë artistikë.
Fillimisht, u shtuan disa simbole në brendësi të maskës, në njërin sy një atom, ndërsa në tjetrin një ekran për të dhënë idenë e ndërthurjes së dramës edhe teknologjisë së përdorur nga kinemaja.
Maska ka mbetur e njëjta, ajo që u përdor që nga krijimi i British Academyof Film and Television Arts, ose njohur ndryshe BAFTA, në 1976.
Trofeu Bafta vijon të punohet me dorë, në detajet që u përcaktuan që në edicionin e parë të çmimeve Bafta, dhe në të njëjtën kompani, në West Drayton, në Londër.