Bota Historike: Emiratet Arabe njohin Izraelin, Tel Aviv tërhiqet nga pjesë të Bregut...

Historike: Emiratet Arabe njohin Izraelin, Tel Aviv tërhiqet nga pjesë të Bregut Perëndimor

Dita e sotme do të mbetet historike dhe shpresëdhënëse në ngjarjet shpesh herë dramatike për Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përmes një postimi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për njohjen e Tel Avivit zyrtar.

Në këtë mënyre vendi arab shndërrohet në vendin e parë në atë zonë që njeh Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë. Një kthesë pothuajse e papritur kjo, edhe për rëndësinë që Emiratet kanë në gjithë botën arabe, që mund të çojë në njohje të tjera së shpejti.

Një marrëveshje e sponsorizuar me shumë ngulm nga presidenti Trump, i cili deklaroi edhe që si shenjë paqeje Izraeli do të tërhiqet nga disa pjesë të Bregut Perëndimor që janë faktikisht të okupuara nga forcat ushtarake izraelite si dhe nga kolonët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi që do të mbajë një konferencë për shtyp së shpejti për të shpjeguar situatën e re diplomatike.