Arabia Saudite jep një shenjë të fortë liberalizimi të politikave të saj, në veçanti të politikave gjinore.
Sipas burimeve, Reema Bin Bandar do të jetë ambasadorja e parë e historisë së Arabisë Saudite.
Reema do të zëvendësojë Khaled Bin Salman, vëllain e princit Muyahmmed Bin Salman, në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një emërim që po bën bujë në Riad, por edhe në gjithë botën arabe, jo vetëm për risinë që përfaqëson, por edhe për rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA, të tensionuara pas skandalit të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Reema Bin Bandar njeh shumë mirë Uashingtonin, babai i saj ka qenë ambasador aty nga viti 1983 deri në 2005.
Reema njihet si një aktiviste e të drejtave të njeriut, dhe sipas analistëve emërimi i saj përfaqëson një sinjal i fortë për integrimin e grave në qeveri si dhe një dëshirë për të përmirësuar marrëdhëniet me aleatin amerikan.