Pas ratifikimit të protokollit të Maqedonisë në NATO, tashmë shteti quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Një ndryshim i bujshëm pas negociatave të zgjatur në kohë me Greqinë.
Por tashmë qeveria ka një logo të re, në të cilën bie në sy një detaj interesant.
Në të vendoset simboli në mes dhe sipër shkruhet në gjuhën maqedonase, ndërsa në pjesën e poshtme shkruhet në shqip “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kjo është hera e parë kur në logon e qeverisë maqedonase, shkruhet edhe shqip, duke e bërë edhe më të përfaqësuar komunitetin shqiptar në Maqedoni.
Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të jetë në përputhje edhe me ligjin për përdorimin e gjuhëve që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në gjuhën shqipe për shkak se, shqiptarët janë 20% në nivel shtetëror.
Pas një kontesti 27 vjeçar me Greqinë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.