Kryesore Historike! Parlamenti grek miraton marrëveshjen e Prespës

Historike! Parlamenti grek miraton marrëveshjen e Prespës

Parlamenti grek ka miratuar me 153 vota pro marrëveshja e Prespës.

Mes debateve të shumta dhe akuzave për tradhëti, kryeministri Tsipras arriti të siguronte votat e nevojshme për të miratuar marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Në seancën maratonë të zhvilluar këtë të premte, morën pjesë në votim të 300 deputetët e Parlamentit grek.

Votimi u zhvillua i hapur ndërsa përplasjet nuk u evituan pasi shumica e deputetëve opozitarë e cilësuan si tradhëti votimin e marrëveshjes së Prespës.