Si në çdo vendbanim, komunitet apo bashkësi, ashtu si lind nevoja për të patur shërbimet e tyre të ndryshme sociale, që u vijnë ndihmë për të plotësuar nevojat e individëve apo familjeve të tyre, edhe në qytetin e Tepelenës u ndërtuan disa furra buke pas Luftës së II-të Botërore, përgjatë sistemit monist, atij demokratik që filloi pas vitit 1990-të dhe në vazhdim.
Tepelena është një vendbanim i hershëm, që daton që nga shekulli i II-të i erës tonë, duke u nisur nga fragmentet dhe gjurmët e një ure me harqe që ndodhen poshtë një kalaje të ndërtuar në shekullin e IV-ët të erës tonë, të cilën e ka identifikuar dhe e përmend edhe studiuesi i mirënjohur tepelenas, Prof. Novruz Xh. Shehu, tek botimi i tij “Enciklopedia e Tepelenës”. Po mbi truallin e kësaj kështjelle, në vitin 2008-të, u ndërtua Kisha Orthodokse dhe padyshim që nuk jamë kundra ndërtimeve të tempujve të shenjtë ku predikohet fjala e Zotit, por jo mbi truallet që mbartin gjurmë qytetërimi dhe që nuk duhej të hidhej asnjë kasëm pa lejen e Akademisë së Studimeve Arkelologjike. Padyshim që edhe Zoti është kundra, pasi (marrëzia nuk është hyjnore por njerëzore), ashtu siç qëlluan me gurë të dërguarin e tij, vazhdoi deri tek shkatërrimi i tempujve apo djegia në turrën e druve edhe të predikuesve dhe ndjekësve të fjalës së tij. Një tjetër kështjellë, u ngritë në shekullin e XIII-të, nga princesh Helena. Nga shënimet e udhëtarit turk Evlija Çelebi që kaloi në Tepelenë në shekullin e XVII-të, tregon se deri në shekullin e XV-të, ka ekzistuar një kështjellë bizantine e cila në vitin 1492, u pushtua dhe u shkatërua nga Sulltan Bajaziti i II-të, ku me gurët e saj ndërtoi një kështjellë të vogël dhe të re më në veri të kësaj kështjelle. Në shekullin e XVIII-të, Ali Pasha, ndërtoi një tjetër kala me një territorë disa herë më të madhe, ku në brendësi të saj, përfshihet edhe kalaja e mësipërme, e cila përmendet edhe tek “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”, nga Gjerak Karaiskaj. Padyshim që në brendësi të këtyre kështjellave dhe kalave, të cilat janë banuar në kohë të ndryshme, ka patur edhe furra ku piqeshin bukë, tavat me kulaçë, byreqe, bakllavatë, e deri tek mishrat e llojeve të ndryshëm që përgatiteshin edhe për gostitë dhe haremet e familjeve që i kanë zotëruar, por edhe ushtarëve që u kanë shërbyer. Ngritja e kalasë së Aliut, shënoi zhvillim në shumë drejtime dhe e ktheu këtë vendbanim, në një ndër qendrat administrative më të rëndësishme në Jug të vendit.
Nuk kemi të dhëna se sa furra buke ka patur në këtë vendbanim përgjatë kohës nën Perandorinë Osmane, Luftës së I-rë Botërore dhe asaj përgjatë Luftës së II-të Botërore, prandaj vendosa që të shkruaj sadopak, për furrat e bukës që u ngritën pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashist, e deri në ditët e sotme. Fal ndihmës që morëm nëpërmjet faqes “Tepelena Sot” në Facebook dhe frekuentuesve dashamirës së kësaj faqeje, ku me anë të komenteve të tyre (të cilat do t’i lexojmë përgjatë shkrimit), mundëm të merrnim të dhëna të mjaftueshme për të ndërtuar dhe bërë më të plotë, këtë shkrim dokumentar. Aty nga fundi, ku isha duke shkruajtur këtë shkrim, përgjatë futjeve të herëpashershme që bëja në faqen “Tepelena Sot”, për të marr ndonjë të dhënë tjetër, papritmas, ndesha me një informacion shumë interesantë për furrën dhe furrxhinjtë e parë tepelenas, para dhe përgjatë Luftës së II-të Botërore.
Është fjala për një koment të bërë në fund nga Klenath Ceka, i cili na sjellë një detaje shumë interesant dhe që na kthen më pas në hohë. Ai shprehet: “Mesa di unë, në Tepelenë ka patur furrë buke, para çlirimit të vendit. Furra e bukës kishte pronar Thimio Shella, babai i Cace Shellës. Kjo furrë furnizonte me bukë ushtrinë italiane. Në atë kohë, tek kjo furrë kanë punuar vëllezërit Thoma e Vasil Fështi”. Dihet historikisht se atje ku pushtuesit kalimtarë nuk merrnin mbështetjen me ushqime e lëndë të tjera, u vinin flakën dhe për pak minuta gjithçka shndërrohej në tym dhe hi. Padyshim, nëse do kishim sot dëshmitar të asaj kohe, do të dëshmonin se nga kjo furrë janë furnizuar me bukë, përveç popullit edhe ata midis tyre që ndihmonin lëvizjen dhe LANÇ-re.
Nëpërmjet komenteve të tjera të bëra në fillim, mësojmë se bukëpjekës i parë, pas çlirimit të vendit është Haki Ligaçi dhe të tjerë janë, Rako Irakli Dedi nga katundi Tërbuq i krahinës së Rrëzës, Cace Shella, Myrto Manaj, Kujtim Alika, Ahmet Ruçi, Shkëmb Shkëmbi, Kiço Zafiradi, Shamet Balili, Llane Këllëçi, Barjam Tarkaj, Mato Dervishi, Mahmut Shkoza, Artur Taipi, Sulejman Dervishi, Flora Dervishi, Nuri Tairi, Bardho Skëndi, Rrahime Merkohasani, Muharrem Gjyli, Mahmut Mahmuti, Ali Laze nga Dragoti, Feti Shehu, Përparim Avdaj, Petrit Memoçela, Bexhe Hadëri, Feim Shehu, Shaniko Braha pjekëse tavash dhe Feti Ruçi, i cili ka punuar më parë edhe magazinier.
Ndërsa emrat e ndihmësve të cilët ndihmonin në përgatitjen e brumit, prerjen, peshimin dhe vendosjen nëpër tavat të cilat i lyenin me pak vaj, para se të vendosnin brumin dhe deri tek nxjerrja e bukëve nga tavat pas pjekjes dhe magazinimin e tyre nëpër raftet e tyre, kanë punuar: Hanëme Dalani, Shero Shehu, Bukuroshe Goxhaj, Zyra Merdani, Xheko Dervishi, Ana Kushti, Marjeta Kaçëri, Tatjana Bilbili, Teuta Kanani, Hamit Toti, Rustem Vjollca Goga, Laura Mema, Adelina Kanushi, Laoresha Skënduli, Artur Tahiri, Liza Tahiri, Vangjelina Azbiraj, Çelik Shahaj, Hamit Toti, Sami Mema, Dallandyshe Agaraj, Alime Mihasi, Asie Duraj dhe Sano Zeka (Koçi).
Tek sitja e miellit, kanë punuar Zyra Merdani dhe Viko Gjerko. Ndërsa shitëset që kanë punuar në dy njësitë që ishin caktuar për shitjen e bukëve janë: Dhurata Zaçe, e cila është edhe shitësja e parë që mbahet mend nga tepelenasit. Emra të tjerë janë: Hazyre Goxhara, Xhane Godo, Nadire Ruçi, e cila ka punuar vetëm 6-muaj kur ka qenë e re në moshë, Emlika Muho, Lumturi Saka, Mjaftoni Hoxha, Metullahe Ilirjani, Hanko Ilirjani, Shpresa Bega, Bexhe Hadëri, Donika Çela dhe Sado Zifla. Është edhe një shitëse tjetër me mbiemër Ibrahimi ose Gjyli, por që nuk mundëm që të marrim ndonjë plotësim për gjetjen e emrit të saj.
Ndërsa emrat që kanë punuar përgjegjës të furrës, magazinier, brigadier dhe teknologë, janë: Feim Shehu (përgjegjës), Veli Bega (përgjegjës), Filanthi Masho (magaziniere), Tatjana Ruçi (përgjegjëse, magaziniere), Ahmet Ruçi (brigadier), Gafur Skëndi (brigadier), Feti Ruçi (magazinier), Myrto Ruçi (magazinier) dhe Brahim Lutaj (furnitorë), Xhane Hasani (përgjegjëse) dhe Fiqerete Shehu Mema, e cila ka punuar tenknologe buke tek furra afër komunales, në vitet 1985-1993.
Në furrën e bukës kanë punuar edhe punonjës që bënin shkarkimin e miellit që vinte me kamion të tonazheve të ndryshme nga “Fabrika e miellit” të Gjirokastrës. Emrat e punonjësve që kanë punuar në këtë sektorë të furrës janë: Sami Rushiti, Remzi Çunaj, Petro Kaçorri, Veis Jaupi, Adem Qendraj, Brahim Selimi dhe Gafur Brahim Qendraj dhe Përparim Avdiaj, i cili me pas punoi edhe pjekës. Për transportin e bukëve që furnizonte të dy dyqanet është bërë me anë të kamionëve të tipit Zuke apo ndonjë marke tjetër të tipit Zis. Emrat e shoferëve që kanë bërë trasportin janë: Esma Ruçi (Shena) dhe bashkëshorti i saj, Ramadan Ruçi, të cilët kanë transportuar me makina të tipit Zuk, ku secili duke drejtuar kamionin e tij, Mariglen Beluli, Maks Qirjazi dhe Mitat Gërbi.
Me ndryshimin e sistemeve pas vitit 1990-të, u lejua edhe prona private. Si e tillë, përveç disave nga këta punonjës të furrës që hapën furrat e tyre private, pati edhe tepelenas të tjerë që morën guzimin të investonin në këtë industri fitimprurëse. Emrat e tyre i mësojmë me anë të komenteve që kanë lënë tepelenasit si Anjëza Sheta, e cila shkruan se: “Për shumë vjet, furrë buke private në Tepelenë ka patur Pëllumb Mamaj.”. Ndërsa në komentin e saj, Violeta Qibini Laçe shprehet se: “Ndër ata që hapën furra buke pas ’90-ës, janë edhe Cace Shella dhe Kiço Zafiradi”. Një listë e gjatë me emrat e pronarëve të furrave në Tepelenë e sjell edhe Gazmend Velaj, i cili edhe ai ka në pronësi një furrë buke qysh nga viti 1993, e cila është edhe furra e parë private në Tepelenë, dhe vazhdon të ushtrojë këtë aktivitet edhe sot. Ai shprehet se: “Furra e parë private në Tepelenë, është hapur në vitin 1993, nga Gazmend Velaj dhe vazhdon këtë aktivitet edhe sot. Të tjerë emra që kanë hapur furra private në qytetin e Tepelenës janë: Hetem Mamutaj, Servet Culli, Muzafer Pazaj, Agron Milori, Petrit Shehu, Edmond Ruçi, Besie Koka, Qamili e Ermal Pata, Arben Selimi, Krenar Shehu dhe një me emrin Qamil, por nuk më kujtohet mbiemri për momentin.”
Bujar Raci: “Tek furrat në Tepelenë kanë punuar Myrto Manaj (furrëxhi), Tatjana Bilbili (ndihmëse, brumatore), Hazyre Goxharaj (shitëse), Lumturi Saka (shitëse), Lauresha Skënduli (ndihmëse, brumatore), Viko Gjerka (sitëse mielli), Shkëmb Shkëmbi (furrëxhi),..etj.”
Përparime Shehu: “Mbaj mend nga bisedat me nënën time, e cila është edhe një tepelenase e vjetër, se furrxhiu i parë në qytetin e Tepelenës ka qenë Haki Ligaçi nga Bënça, i cili është babai i mësuesit tepelenas, Meto Ligaçi. Ndërsa shitësja e parë që ka punuar në dyqanin e bukës është, Dhurata Zaçe. Më pas, kanë punuar edhe të tjera.”
Mira Shehu: “Janë të shumtë emrat e atyre që kanë punuar në furrën e bukës së Tepelenës, por unë po përmend disa prej tyre që po më kujtohen për momentin. Bukëpjekësa kanë punuar si Cace Shella, Hamet Ruçi, Kujtim Alikaj, Myrto Manaj, Shkëmb Shkëmbi, Mahmut Shkoza, …etj, dhe përgjegjës furre Feim Shehu. Ndërsa shitëse buke kanë punuar, Dhurata Zaçe, Hazyre Goxhara, Emlika Muho, Bexhe Hadëri, Donika Cela dhe Lumturi Saka.”
Agron Kasneci: “Furrxhinjë në Tepelenë kanë punuar edhe Myrto Manaj, Ahmet Ruçi, Llane Këllëçi, Çelik Shaha, …etj.”
Lida Dervishi: “Dua të kujtoj edhe të ndjerët, prinderit e mi, Flora dhe Sulejman Dervishi, të cilët kanë punuar bukëpjekës për një kohë të gjatë, tek furra që ishte pothuajse në qendër të qytetit, tek ish tregu. Ata piqnin për vite me radhë, tavat me bukë misri, me bakllava, me mishra të llojeve të ndryshme për fejesa dhe dasma. Më vonë kjo furrë, u privatizua nga të tjerë, të cilëve nuk ja u di emrat.”
Fatmir Shehu: “Kemi harruar të kujtojmë, pasi asnjë nuk e ka përmendur furrën e vjetër të viteve 1960-të, e cila ka qenë te “Shtëpia e oficerëve”, me bukëpjekësat Haki Ligaçi, Ahmet Ruçi, Barjam Tarkaj. Më vonë, aty punuan dhe u bënë bukëpjekës profesionistë dhe Mato Dervishi bashkë me Cace Shella, dhe të tjerë ustallarë të bukës, për të cilët kemi folur, ku në atë kohë brumator ka punuar edhe Shero Shehu. Në vitet 1985-1993, tek furra pranë komunales, ka punuar teknologe Fiqerete Shehu Mema. Para viteve 1960-të, di që familja jonë dhe komshinjtë e mi, e bënim vetë bukën nëpër shtëpitë tona, me një mjet që quhet saç. Mesa di unë, tek shtëpia e fisit Gjylaj, ka qenë një furrë që piqte tava. Një shtëpi private ku banonte një zonjë që quhej Pipina dhe më vonë u bë më sipër, ku u ndërtua “Shtëpia e oficerëve”. Aty u bë një furrë me dy gryka që prodhonte bukë për qytetin e Tepelenës. Më vonë u ndërtua një tjetër furrë buke me katër gryka dhe me teknologji të re, siç ishin makineritë për bërjen e brumit, të cilat i quanim brumatriçe. Respektë për këta punonjës! Ka edhe fotografi të asaj kohe, që mbajnë të fiksuara jashtë nga jeta punëtore, që është bërë edhe në këtë sektorë.” ”
Niazi Nelaj: “Në Tepelenë, në të vetmin dyqan buke, për disa vite me radhë, ka punuar një grua nga Kashishti, e martuar me një nga Damësi. Ajo quhej Metullahe Musa Ilirjani (Mullaraj). Tepelenasit e atyre viteve dhe me vonë, nuk besoj ta kenë harruar, atë njeri me shpirt bujar e me zemër të madhe!”
Zare Osmani: “Një nga postimet që është përmendur Geni Beluli, quhet Mariglen Beluli dhe ka punuar shoferë për transportimin e bukëve për të bërë furnizimin nëpër dyqanet e bukës. Punëtor ngarkim-shkarkimi, kanë punuar edhe Brahim Selimi, Remzi Çunaj, Gafur Brahim Qendraj dhe Adem Brahimi, të cilët shkarkonin skodat me miell dhe i magazinonin tek një vend i caktuar në ambientet e furrës. Ndërsa pjekësa në furrë kanë punuar si: Myrto Manaj, Mahmut Mahmuti, Shkëmb Shkëmbi, ..etj.”
Mineko Kocali: “Në furrën e bukës, midis shumë emrave, përgjegjës ka punuar edhe Veli Bega, ndërsa Tatjana Ruçi ka punuar magaziniere. Brumator ka punuar, Tatiana Bilbili, ndërsa Dyllandyshe Agaraj si ndihmëse. Duke lexuar emrat e bukëpjekësve, pashë që nuk ishte përmendur emri i Bardho Skëndit.”
Agim Rusto: “Mos ngatërroni punëtorët, pasi furra e bukës, ishte e NGP-së (ose e grumbullimit, siç quhej në atë kohë), kurse Adem Brahimi, Brahim Selimi, Remzi Çunaj , …etj, kanë qenë punëtorë të NSHN-së dhe shkarkonin miellin për shitje te magazina ushqimore e NTSH-së, për periudhën 1974-ër e në vazhdim, vareshin nga Dega e Planit ku unë isha shef plani. Ndërsa Haki Ligaçi e kishte furrën, ku është posta sot.”
Ngaqë Z. Agim Rusto ka punuar për shumë vjet nëpunës dhe drejtues në administratën e tregtisë në Tepelenë, i shkruaj në mesazh, për të më dhënë ndonjë detaj për llojin e energjisë që përdornin furrat e Tepelenës në atë kohë, furrat dhe për disiplinën e shitjes së bukës në atë kohë. Në përgjigjen e tij, z. Agim Rusto shprehet: “Megjithatë, me që kam punuar direkt në tregëti po jua shpegoj: Furrat nga viti 1980-të ishin me solar. Buka në njësitë e shitjes nëpër fshatra ishte misri, kurse për qytetin, ishte gruri, por pas viteve 1984 apo 1985. Meqë shteti nuk kishte miell gruri filloi shpërndarjen e bukës në qytet me listë, në mënyrë banorët e fshatrave të mos të blenin nëpër dyqanet e bukës së qytetit. Veç kësaj, në shumë raste, dyqanet në qytete nuk furnizoheshin me bukë gruri për shkak të kapaciteteve të vogla të furrave të bukës. Mbaj mend që kur isha në NFP-ë, kemi shkuar në Gjirokastër e jemi furnizuar nga ky qytet me bukë gruri. Gjithashtu, u vendos edhe një rregull që me detyrim, që krahas bukës së grurit, të merrje edhe një bukë misri, ..etj, etj. Komunë primitive.”
Arta Dede: “Mbaj mend se shoferët që bënin trasportin me Zuk, ka qenë Esmaja me të shoqin e saj Ramadanin, të cilët kishin secili zukun e tij dhe bënin shperndarjen e bukëve, nga furra në dyqan më dyqan. Dua të shtoj se më duket se keni harruar shitësen Hazyre Goxhara. Ishte kohë tjetër, ku ishte e vështirë të blije sa bukë të doje dhe aq më shumë, kur hasnim vështirësi me shitëset, pasi e kuptinin, që donim të ndihmonim ndonjë shokun tonë të klasës apo nxënës të të njëjtës shkollë, që të çonin, qoftë edhe një bukë gruri në shtepitë e tyre. Ishte e çuditshme! Prindërit e tyre rropateshin nëpër fushat e kooperativës për të prodhuar sa më shumë grurë dhe të realizonin edhe planet vjetore, ndërsa bukën e grurit, e kishin të ndaluar ta blenin tek dyqanet e fshtarave të tyre.”
Teuta Zaimaj: “Në vitet ’82, brumator kanë punuar Hanëme Dalani, Bukuroshe Goxhaj, Zyra Merdani, Xheko Dervishi, Ana Kushti, Marjeta Kaçëri, Tatjana Bilbili, Teuta Kanani, Hamit Toti, Rustem, Vjollca Goga, Laura Mema, Adelina Kanushi, Vjollca Skënderi, Çelik Shahaj, Artur Tahiri, Sano Zeka (Koçi), Asie Duraj, Luiza Tahiri, ..etj. Ndërsa Tatjana Ruçi ka punuar magaziniere dhe brigadier kanë punuar Ahmet Ruçi bashkë me Gafur Skëndi. Ndërsa Veli Bega, ka punuar përgjegjës furre. Në transportimin e bukëve që bëhej me kamionë nga furra për në dyqanet ku shitej, e kanë bërë shoferët Mariglen Beluli, Katsriot Daçi, Maksi Qirjazi, ..etj.”
Duke lexuar komentin e Maksim Qiriazit, midis disa plotësimeve të përsëritura, lexova edhe emrin Xhane, por pa mbiemrin e saj. Duke parë që askush nuk kishte bërë koment plotësues për mbiemrin e saj, vendosa t’i shkruaj një mesazh Maksit për të mësuar rreth mbiemrit të saj dhe disa të dhëna për markën e automjeteve që transportonin bukën dhe emrat e shoferëve. Pas disa munitash marr pëgjigje prej tij, i cili shprehet: “Përshendetje Mondi. Xhane Godo ka qenë shitëse para 45 vjetëve. E mbaj mend shumë mirë, pasi babai im ishte shok i ngushtë me burrin e saj, i cili ishte oficer në brigadën e ndjekjes. Në lidhje me markat e makinave ishin Gaz 51, me shofer Mariglen Beluli, ndërsa të markës Zuk me shofer Maksim Qirjazi. Me Gaz 51 kanë punuar edhe shoferët Nehat Pazaj. Gaz dhe Kastriot Daçi. Respektë për punën tuaj!”
Nisur nga shkrimi që kam shkruajtur edhe për furrat e bukës së qytetit Memaliaj, ku edhe pse i mbaja mend disa detaje, siç ishte ajo e shitjes së bukëve me racione dhe me anë të listave, për të mësuar më shumë, pyeta nënën time, Zengjine Ismailatin, e cila më dha shumë informacione. Nuk isha i sigurt, nëse ky rregull ishte vetëm për ne si qytet minatorësh, apo edhe për qytetin e Tepelenës dhe gjithë vendin. Për të mësuar edhe për qytetin e Tepelenës, nëse është ndjekur e njëjta disiplinë, pyeta me anë të një mesazhi, tepelenasen Mariana Alushi, e cila më përgjigjet me anë të mesazhit, ku shprehet: “Përshëndetje Mondi. Meqenëse në vitet e pasluftës filloi një farë rimëkëmbje e ekonomisë, mjaft primitivë, këshillat popullore, morën drejtimin dhe administrimin e jetës së vendit. Funksionimi ishe kështu:
Këshillat evidentonin popullsinë e çdo fshati, lokaliteti, zone dhe pronat e prodhimet e tyre, grumbullonin detyrimet që prodhuesit do të dorëzonin në shtet. Për rrethin e Tepelenës, drithërat grumbulloheshin në depot shtetërore në Zharrë të Turanit. Meqënse shteti ishte i vetëdijshëm që prodhimi individual ishte i pamjaftueshëm dhe detyrimi ndaj shtetit ishte mjaft i madh, sipas listave të këshillave anti-fashiste e më vonë të quajtura këshillat popullore, iu ndante fshatarëve një sasi drithi me listat e ardhura nga 5-10 kg për frymë në muaj, sasia kjo që varionte nga prodhimi vjetor, moti, etj. Tërheqja e racionit nga këto depo, bëhej për çdo muaj nga ana e fshatarëve. Kjo gjë vazhdoi deri në vitet ’55, me sa duket pas krijimit të kooperaivave me prodhimtari më të lartë si si Myzeqeja, ndoshta dhe ndihmave sovjetike.
Në qytet, fëmijëve e veçanërisht atyre të shkollave, iu jepnin disa letra që i quanin triska, me të cilat tërhiqnin nëpër pikat e posaçme ose furrën e qytetit 300g bukë falas, të rimbursuar nga shteti. Sasia ishte deri 400g për të rriturit, në qytet, sigurisht me pagesë, sipas rastit, misri ose gruri, ky sistem u hoq gradualisht në vitet ’53 – 55. Sistemi i reciprokut ishte një tip kleringu, me sa duket në kohën e zëvendësimit të parasë, nga franga ari ose napolona flori që ishte ai ekzistues, deri në emetimin e parasë kartë-letër.
Çdo fshatar i çonte produktet e tij të pronës individuale si mish, lesh, vezë, mjaltë, gjalpë, bulmetra, fruta, bimë mjeksore, në pikat e grumbullimit në qytet. Atje merrte një letër ku shënohej vlera e përftuar dhe me të mund të bleje produkte që nuk i prodhonte fshati si sheqer, kripë, vajguri, industriale, veshje. Psh, …qesh, ne kishim një tenxhere xingato të vogël deri në vitet ’90 dha mamaja thoshte se e kish blerë në Gjirokastër me shkëmbim. Buka në Tepelenë deri në vitet ’70, ishte me listë. Për të gjithë ishte caktuar 700gr bukë gruri për frymë, e shoqëruar me detyrim me një sasi të vogël, bukë misri, në varësi të sasisë së grurit, pasi shpeshherë nuk mjaftone buka e grurit. P.sh, një bukë misri, gjysëm ose një të katërtën për familjet e vogla. Nuk mund ta merrje së bashku shpeshherë, pasi duhet të prisje sa të dilte nga furra. Prandaj shkonim dy herë në ditë.
Në vitet e triskëtimit, kush nuk kishte krahë pune në ndërtim ose institucion shtetëror, nuk merrte fare. Unë nuk e kam arritur; ndoshta kam qënë e vogël, por ka vazhduar deri në fund të viteve ’50. Deri më ’60-ën, ishte shumë vështirë. Në vitet ’66, ’67, ’68-të, u bë shumë patatje e kuqe kineze, e mbjellë me kubikë dhe miellin e përzienin edhe me patate, pasi gruri nuk plotësonte nevojat e tregut qytetar. Ata që kishin të ashtuquajturin sektorin privat, duhet ta prodhonin ose të shkëmbenin mall me reciprok. Deri në vitet 1966-67 -të, që u hoq plotësisht prona private. Kjo reformë, pati pasojat e saj, ku ua vështirësojë edhe më shumë kushtet e jetesës popullsisë që banonin nëpër fshatra. Si e tillë, në shumë raste, ata i drejtoheshin qytetit për të blerë ndonjë bukë. Mua nuk më priste edhe shumë këndshëm shitësja, pasi bleja bukë për shoqet e klasës nga Veliqoti, Turani, Beçishti dhe Damësi. Këtë ndihmë e merrnin edhe nga shokë të tjerë të klasës, të afërm apo të njohur që banonin në qytetin e Tepelenës. Listat nuk u hoqën kurrë deri në vitin 1991. Ndërsa Tirana i mbante listat poshtë banakut, pasi shitësja i njihte banorët e bllokut. Për ndonjë që nuk e njihte, hapte bllokun. Tirana konsumonte më pak bukë, sepse tregtonte edhe asortimente të ndryshme, siç ishin: bukë 27 lekshe, 30, 40, 52 lekëshe të zezë e të bardhë, thekre, simite e shumë të tjera. Tepelena më dobët se Memaliaj, edhe në ushqime, zarzavate, industriale, sepse kishte puntori, ku thuhej dhe nuk duhet të mungonte asgjë. Flas për vitet 1960-70-të që i mbaj mënd pastër. Qyteti, nga konsumator ishte kthyer edhe në furnizues për fshatin. Mjekja, Olimbi Ceka që kam shkrujatur për të dhe për t’u takuar të nesërmen më kishte thënë për 400g në ditë, herë misri e herë gruri. E misrit, nuk vihej në gojë, pasi ishte si një copë shkëmb. E grurit ishte mjaft e mirë, nuk vjen më. Unë di që edhe qyteza të tjera minatorësh si Selenica, Pishkashi, dhe qëndra puntorësh të naftës, kombinate, .. etj, kanë pasur furnizim më të mirë se qytetet për arsye, sepse kishte puntori dhe ata qenë më të mirëpaguar e kishin fuqi blerëse, ruhej edhe ekuilibri financiar, pasi tërhiqeshin paratë. Përveç radhëve për të blerë bukë, më i lezetshëm ishte qumështi me bidona 25 litërsh dhe ne shkonim me tenxhere në radhë …qedh. Unë isha 5 vjeç dhe më kishin dërguar në radhë me një kanë qelqi çeke. Prita 3 orë. Mora qumësht dhe nuk dilja dot nga radha. Ma thyen dhe u përlyem 50 -vetë me qumësht …qesh.
Desha të shtoja se: Xhane Godo ishe një grua e përsosur, bashkëshortja e Enver Godos dhe njëkohësisht motra e shkrimtarit Qamil Buxheli; familje fisnike çame me origjinë nga Delvina, ardhur në vitin ’65, deri në ’70-71, ku, me daljen në lirim të Enverit, u sistemuan në Sarandë, në se nuk gabohem. Ajo punonte me dy ndërresa me Nurie Shehun, e ëma e Kalo Shehut. Reciproku vazhdoi deri në vitet 1953-54. Punonjësit në qytet, kishin para nga pagat, ndërsa fshatari nuk kishte të ardhura të mjaftueshme dhe funksiononte mbijetesa, siç po e shkruaj, me reciprok.
Fshati Memaliaj, fushën ku sot është qyteti Memaliaj, e mbillte me drithëra dhe në 1947-n, u bë kooperativa; ndoshta e para në rrethin e Tepelenës. Pastaj u vu në shfrytëzim miniera, që fillimisht ishte mjaft primitive ku transporti i mineralit bëhej me kafshë që nga vëndi i nxjerrjes deri në sipërfaqe e më pas, deri në destinacionin e shpërndarjes.
Në Memaliaj, kishte më shumë kujdes për furnizimin, krahasuar me qytetin e Tepelenës për arsyet e mësipërme. Gjithashtu, kishte mensa dhe fjetore të punëtorëve, që relativisht kujdeseshin mirë nga shteti. Në Tepelenë, në vitet 1959-60, kur filloi ndërtimi masiv i pallateve, u ngrit mensa e punëtorëve, me teknikë e punëtorë ndërtimi, kryesisht me të ardhur nga fshatrat Peshtan, Malëshovë, Karjan, Mbrezhan me drejtor Llukan Dinen që ishte nga po këto zona. Furnitor ekonomat, ishte njeriu i përsosur, Gole Mërtiri, i ati i Leonidha e Kristo Mërtirit.
Për furrat, mësova se ndër furrëtarët e parë në Tepelenë, krahas Haki Ligaçit e Cace Shellës, ishte edhe Mitro Suli, i ati i pedagogut të nderuar Andon Suli. Me sa mbaj mënd, ai ishte nga Subashi apo Humelica. Fillimisht, mjeshtrat dhe puntorët e ardhur nga rrethet e tjera, nuk kishin sjellë familjët. Më vonë i shpërngulën ato. Përjetohej keq atëherë shpërngulja nga fshati, pastaj kërkesat e jetës për shkollim të fëmijëve, jua imponuan ato, edhe shtimi i ndërtesave, nga 100 ndërtesa që kishte qyteti, vinte përditë duke u zgjeruar. Ishin vitet e shtimit galopant të qytetit edhe për shkak të imigrimit nga fshati, edhe për shkak të numrit të lartë të lindjeve dhe uljes së vdekshmërisë. Unë nuk jam nostalgjike e atij pushteti, as familje e goditur. Me raporte korrekte me të, por duhet theksuar se filloi një kujdes modest për vaksinimin masiv të popullsisë, qoftë se do ishin skllevërit modernë që do të sundonte diktatori.
Mbaj mënd që në vitet 1965-66, na ngritën nga ora 24.00 e na çuan të mbanim radhën nga poliklinika në xhade (kështu quhej atëhere), për t’u vaksinuar për difteritin. Kishte ardhur me avion nga Kina dhe kishte afat skadence, që shpërndahej me makinë të posaçme e duhet të përfundonte brenda natës. Ndjesë që dola nga objekti, por mbaji këto informacione dhe kur të të duhen, përdori!!
Po ta theksoj edhe një herë, furrat në Tepelenë, ishin të italianes, Pipinës, që i thoshim, ose Jozefinës që quhej. Prona ishte nga i shoqi, që kishte punuar si funksionar ose oficer dhe ajo merrte qiratë. Furra e bukës, ishte pranë shtëpisë së oficerëve apo kinemasë aktuale, në se ekziston sot, mbrapa postës aktuale. Pipinën e mbaj mënd edhe unë, kishte një zë të trashë. Kur shkonim për të qepur, na hapte pak derën se ishte e vetmuar e kishte frikë. Unë atë mbaj mënd si furrën e parë. Saktësisht, ndodhej ngjitur, ku tani është posta, ishte një mikro spital ku bëheshin edhe lindjet. Për më shumë detaje; Ato ishin një varg dyqanesh të këtij çifti që po të shpjegoj, mensa e Ali Gegës deri nga viret 1968-70, çikërrimat e dy vëllezërve beratas Toli (Apostoli, dhe i vëllai deri në këto vite që u ndalua plotësisht sektori privat), një tjetër që kishte gjelltore që iku në Mamurras, por që për momentin nuk po e mbaj mënd emrin. Si grup, këto ndërtesa duhet të kenë qënë të çiftit Xhozepina. Për furrat e pjekjes e të shitjes jam e sigurtë. Merrnin qeratë para luftës nga përdoruesit, pas luftës nga shteti. Kur u largua edhe Pipina, meqë nuk kishin pasardhës, i kaluan shtetit.
Ajo që dua të theksoj është se unë nuk marr përsipër vërtetësinë e tyre për më tepër për peridhën që nuk kisha lindur ose isha shumë e vogël. Këto janë të thëna, aq sa mund të mbajnë mënd, sot moshat mbi 70-80 vjeç, sa i lejon kujtesa, ideologjia dhe niveli. Ku të mundesh, kryqëzoi me informacione të të tjerëve që të jesh sa më afër të vërtetës. Atë çka e mban mënd njëri, nuk e mban mënd dikush tjetër, ose dikush ka zbrit më vonë në Tepelenë. Unë kam shumë besim që do ta nxjerrësh të mirë e të plotë punimin.
Po bën një punë kolosale dhe Zoti ta lehtësoftë. Në nismën që ke ndërmarr, askush nuk po flet për merita, thjesht evidentohet një epokë dyfish e vështirë; së pari për shkak të luftës së II-të dhe për më tepër për shkak të rregjimit barbar, të dështuar që në fillesë për të mos ngopur as me bukë qytetarët e tij. Unë të përgëzoj dhe ndjehem keq që nuk të ndihmoj dot më tepër sepse kam dhe obligime të tjera e jam larg. Ti nuk meriton vetëm mbështetje, por meriton një vlerësim maximal sepse po bën një punë kolosale, thellësisht humane dhe vullnetare. Zoti të ndihmoftë.”
Sinqerisht, e vlerësoj shumë edhe ndihmesën e saj, pasi është e sinqertë, e thjeshtë dhe inteligjente, në aksiomat e saj me anë të postimeve që bënë tek faqja “Tepelena Sot” në Facebook. Ishin jo vetëm disa shkrime të saj për kontributin e disa tepelenasve në fusha të ndryshme, por edhe disa postime të saj, për të identifikuar të gjithë mësuesit që kanë dhënë mësim në shkollat e qytetit të Tepelenës, postime këto që më inkurajuan jashtë mase, për të dalë jashtë ndrojtjes, pasi kisha mbi dy vjet që u kisha shkrujatur disa tepelenasve, për të dhëna si tema në fjalë, por vëtëm nga i ndjeri Sulo Gërbi, mora një përgjigje. Ai nuk mbante shumë mend dhe aq më shumë për kolektiva të tërë. Ngaqë shkruaj në të njëjtën kohë dhe për punonjësit që kanë punuar në të njëjtët sektorë, në vendlindjen time Memaliaj, ndihesha keq çdo ditë e më shumë, që nuk po gjeja mundësinë për të siguruar të dhëna edhe për këta njerëz të thjeshtë dhe me shumë vlera, të cilët kanë punuar me përkushtim në qytetin e Tepelenës dhe në gjithë rrethin. Fal postimeve pioniere të Mariana Alushit, por edhe mbështetjen dhe interesimin që pati nga tepelenasit e tjerë, vendosa që të kërkojë ndihmë edhe unë dhe siç e shikojmë, meritat i shkojnë të gjithë tepelenasve që japin ndihmesën e tyre me anë të postimeve të tyre plotësuese dhe plot të dhëna deri në detaje.
Padyshim që i qëndroj besnik natyrës time dhe nuk dua që kjo punë të mbaj vetëm emrin tim, por të të gjithë atyre që kanë dhënë mendimet e tyre, qoftë edhe me një emër të vetëm apo plotësime të përsëritura. Kreditet e mirënjohjes për të arritur këtë qëllim të përbashkët, shkojnë edhe për të gjithë emrat e mëposhtëm, të cilët me shumë durimë, etikë dhe kulturë, reskpektuan dhe pranuan mendimet e njëri-tjetrit, me një komunikim të veçantë, ku bëjnë të ndihem fajtorë në vetvete, për ndihmën që kam hezitur t’ua kërkojë, forcë kjo e errët që më ka mbajtur peng qysh disa vite më parë. Edhe pse u zgjata, nuk gjejë fjalë për të përshkruar mirënjohejn time ndaj jush: Maksim Ilirjani, Bujar Raci, Linda Ruçi, Elsa Bataj, Petrit Nana, Kosta Todhe, Arben Luzi, Ana Ruçi Harizaj, Joana Mihasi, Pellumb Zifla, Dashamir Veizaj, Asqeri Çunaj, Manjola Kalo, Vjosava Alika Laze, Agron Kasneci, Majftoni Mema, Anna Maliqi, Begator Llaci, Violeta Shehu, Dituri Hila Malaj, Arian Llaci, Nova Metani, Valbona Qiqi, Sadik Hyseni, Dritan Cukalla, Liljana Zeka Balili, Arta Beluli Liça, Besnik Ruçi, Nexhip Shena, Vasil Çaçi, Elsa Bataj, Ana Ruçii Haxhiaj, Nazo Halili, Foto Gjerko, Sofokli Laçi, Adelina Meçe, Sadete Skënduli Ruçi, Liri Mullaraj Beqiraj, Pëllumb Zifla, Altin Alika, Qemal Liçaj, Ferdinant Jorgo, Apostol Duka, Anila Minga Qirjazi, Xhina Veizi, Vito Kasneci, Arben Braha, Fatmira Veliu, Aurela Halili, Ethem Mema, Vladimir K.Shehu, Shpresa Ruçi, Ernest Azbiraj dhe Violeta Qibini Laçi.
Me fotografinë që po shoqërojmë këtë shkrim, në pamje është e shitësja, Lumturi Saka, e cila është bërë në vitin 1992, nga fotografi holandez Roel Kleinpenning dhe është dërguar për shkrimin, nga tepelenasja Marjana Jaho.
Prandaj janë të gjithë të lutur të ndajnë me ne kujtimet e tyre, detaje që atyre u duken pa rëndësi, por për kohën dhe vijimin e saj, janë me shumë vlerë, pasi janë kujtime të gjalla nga dëshmitarë po të kohës, të cilët kanë shërbyer si akrepat e treguesit të saj dhe që duhet të dalin në dritë duke u rrëfyer, në të kundërt, në asnjë vend të planetit nuk ka arkiva kujtimesh për secilin, si e tillë ato humbasin dhe treten nëpër kohën e dimensioneve të tjera, por të pamundura për dimesionin e kësaj jete, nëse ne nuk i tregojmë dhe t’i trashëgojmë.
Ndihem i qetë, pasi në këtë shkrim dhe të tjerat që do të vijnë, janë emrat e të gjithë atyre njerëzve të thjeshtë, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik, që kanë punuar një jetë të tërë, jo vetëm për mbajtur familjet e tyre dhe për të mbijetuar në sistemin e kaluar, por janë po këta emra që bëjnë pjesë në brezat e sakrificave të gjithanshme që e nisën nga hiçi dhe mbritën deri këtu, pa u ankuar dhe pa u shpërblyer me stimuj ekonomikë, por në raste të radha, me ndonjë certifikatë mirënjohje që jepej në dallim dhe pa harruar luftën e klasave. Padyshim, që në fillimet e kësaj pune, ka patur edhe ndonjë nga ata që e kanë përfolur edhe me etiketime këtë vlerësim të përbashkët që ne i bëjmë kësaj armate që janë bashkëqytetarët, motrat, vëllezërit, prindërit dhe gjyshërit tanë të shtrenjtë, ku disa prej tyre, nisur nga mosha, sot na përshëndesin nga lart. Ngaqë të gjithë jemi kalimtarë, një ditë, këta emra, për brezat që do i trashëgojnë, do u duken si yje dhe në qiell të kaltër dhe në vend të luleve, kanë për t’i numëruar duke u pagëzuar emrat me radhë.
Falenderoj gjithashtu me dhjetra bashkëpatriotë tepelenas nga qyteti dhe i gjithë rrethi, të cilët edhe ata kanë dhënë në kohë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në fusha të ndryshe të ekonomisë, të arsimit, mjekësisë, kulturës, rendit, ushtrisë, diplomacisë, drejtësisë, medias, …etj, që me anë të mesazheve të tyre private të sinqerta, më mbështesin dhe më inkurajojnë për të vazhduar këtë mision të thjeshtë në dukje, por me shumë vlera që koha e konverton në thesarë dhe t’i shpërfillë zërat kritikë brenda Facebook-t dhe kafenera, që edhe vetë ata e kanë kuptuar se edhe vetë koha dhe shoqëria i ka shpërfillur prej kohësh.
Lum ai që lind me shpirt të pastër e fisnik, udhëton me dinjitet dhe largohet me fisnikëri nga kjo botë duke respektuar dhe nderuar njëri-tjetrin me thjeshtësinë dhe sinqeritetin më të madhë, jo si disa që janë lindur ziliqarë, ku duan t’u dëgjohet vetëm zëri i tyre për të mbajtur peng gjithçka, por harrojnë që koha është melodi aq e bukur, saqë vjen një kohë që zëra të tillë nuk përkojnë me atë të shpirtit të kohor, por stonojnë si tingëllima kanaçesh që rrokullisen nëpër rrugë a sokake, që vetë ajo tregohet përsëri e mëshirshme dhe nuk di ku t’i përplasë këta të mjerë që vetëpërplasen çdo ditë me veten e tyre, pra me realitetin!
Mirënjohje për të gjithë këta që kanë punuar në atë kohë, për ju që vazhdoni të jepni ndihmesën tuaj, por edhe për ju që na mbështesni me prezencën tuaj në këtë faqe dhe na inkurajoni duke na lexuar!
Edmond Ismailati
4 Prill, 2020, New York City