Arkivi kombëtar i Kanadasë ka blerë një libër të rrallë, i cili besohet se mund të ketë shërbyer si ide për një spastrim nazist të hebrenjve në Amerikën e Veriut.
Dikur pjese e bibliotekës personale të Adolf Hitlerit, vëllimi i vitit 1944 jep të dhëna mbi popullatën hebreje në qytete të ndryshme, si dhe organizatat e gazetat më të rëndësishme që u shërbenin komuniteteve hebraike kanadeze dhe amerikane.
Libri 137 faqesh është i shkruar në gjuhen gjermane; ai mban titullin “Statistikat, mediat dhe organizatat e çifutëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada”, dhe u hartua nga hulumtuesi Heinz Kloss, i cili punoi në terren në SHBA në fundin e viteve 1930.
Kërkimi u krye per llogari te regjimit nazist dhe lë të kuptohet se çfarë mund të ndodhte në Amerikën e Veriut nëse aleatët e humbisnin Luftën e Dytë Botërore.
Libri liston shifrat e përgjithshme të popullsisë, si dhe numrin e hebrenjve në dhjetra qytete kanadeze të mëdha dhe të vogla, nga Vancouver e deri ne Glace Bay.
Informacionet e tij, sipas ekspertit Michael Kent, do të përbenin shtyllën e një “Zgjidhjeje përfundimtare për Kanadanë” , duke i lejuar autoreve te Holokaustit te dinin paraprakisht se ku te shkonin per te gjetur hebrenjte dhe sa prej tyre mund te grumbullonin. Arkivi kanadez shpreson qe ky liber te kthehet ne nje arme kunder mohimit te Holokaustit dhe ne nje menyre per te kujtuar shfarosjen e miliona te pafajshmeve ne Europe.