H&M ka nisur prodhimin e veshjeve me rroba të ricikluara. Kjo është hera e parë që një kompani veshjesh krijon veshje të reja nga riciklimi i veshjeve të vjetra dhe i shet. Veshja e parë që është shitur ka qenë një fustan i realizuar me copën e një palë xhinseve të vjetra.
Gjithçka ka nisur në kohën e karantinës dhe duket si një revolucion në fushën e modës.
“Kjo është shumë domethënëse. H&M është duke vepruar i pari me këtë metodë”, tha mark Sumner, akademik në Universitetin e Modës në Leeds.
“Ky është padyshim një hap i rëndësishëm në rrugën drejt veshjeve të riciklueshme”, shtoi Francois Souchet, nga Ellen MacArthur.
Sipas tij, veshjet e krijuara nga fibrat e rrobave të riciklueshme mund të kthehen në një metodë të zakonshme në rrugën e modës, risi që mund të bëhet shkak edhe për çmime më të lira.
“Ne kemi vërtetuar se riciklimi i tekstilit në tekstil mund të bëhet”, tha Patrik Lundström, shefi ekzekutiv i rinovimit, ndërmarrja e Stokholmit për H&M.
Ndërkohë, H&M ka investuar disa milion paund në Worn Again Technologies të Britanisë, e cila po kërkon të shkojë një hap më tej në revolucionin e riciklimit, duke zhvilluar një teknikë të re për të veçuar dhe ricikluar përzierjet e veshjeve të pambukut dhe poliesterit për herë të parë.