Dashi
Kushtojini vëmendje asaj që bëni sot, mund të jeni në gjendje të harroni se keni bërë një takim me mikun tuaj. Sidomos nëse është një telefonatë që duhet të keni bërë, do të zbuloni se e keni harruar plotësisht. Por mund të jeni edhe pak të trullosur, të lodhur, sepse nuk keni fjetur mirë. Ngjarjet përreth jush mund të jenë shumë të shpejta, dhe ju thjesht dëshironi ta shijoni verën të lumtur.
Demi
Vuani nga stresi, ju duhet ta lehtësoni këtë gjendje ankthi. Qielli ju premton një ditë arratisje që do t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Do të jetë pak a shumë një fundjavë relaksuese, në të cilën mund të reflektoni dhe mbase të rishikoni disa zgjedhje. Do të keni mundësinë të ndryshoni mendje duke bërë një shëtitje të gjatë buzë detit, edhe nëse jeni në qytet, shfrytëzojeni rastin të dilni dhe të largoni mendjen.
Binjakët
Mund të keni nevojë të kujdeseni për një prind ose mik të dëshpëruar ose të dobësuar, i cili duket se ka nevojë për gjithnjë e më shumë mbështetje nga ju. Ju që nuk i doni përgjegjësitë shumë të rënda, jeni përballur me një situatë që ju shqetëson, por nga e cila nuk mund të shpëtoni sepse besoni dhe ju thuhet se është detyra juaj.
Gaforrja
Kjo fundjavë do të jetë një pushim i këndshëm në verën e këtij viti, e favorshme për aktivitetet tuaja të kohës së lirë dhe gjithçka që mund t’ju lejojë të shpëtoni nga një kontekst që nuk ju pëlqen. Duket se të gjithë jemi të goditur nga një krizë që i kundërvihet intolerancës. Ju duhet të merreni me intolerancën në shtëpi, në baza ditore, dhe në orët e ardhshme thjesht do të dëshironi të relaksoni pak mendjen tuaj.
Luani
Mund të ketë një takim ose një konfrontim me një të dashur që ka nevojë për ndihmë ose ka nevojë të bëjë kërkesa. Një këshillë: jini pajtues. Përpjekja për të imponuar idetë tuaja ose për të provuar se personi tjetër është i gabuar nuk ju ndihmon. Mundohuni të duroni, jini konsensualë nëse është një marrëdhënie që është pjesë e jetës private. Dhe nëse është një takim profesional, dëgjoni se çfarë do t’ju thuhet, lëreni tjetrin të mbarojë para se të flisni ju!
Virgjëresha
Në horoskopin e tij Paolo Fox ju fton të hapni sytë në një nga marrëdhëniet tuaja, emocionale ose profesionale. Ecni ngadalë, duke u përpjekur të bëni sikur nuk shihni disa çështje që nuk ju pëlqejnë. Mundohuni të bindni veten se tjetri nuk është aq “i keq”. Por me sa duket, është dikush që nuk dëshiron të mirën tuaj, ose nuk është në gjendje të të japë atë që prisni.
Peshorja
Do jeni shumë kritikë, së shpejti do të irritoheni nga qëndrimi i të tjerëve që duket se nuk kujdesen për nevojat tuaja. Ju nuk do të keni frikë të thoni fjalën tuaj, ju keni shumë prova për vlerën tuaj tani dhe kjo përballje rrit vetëvlerësimin tuaj. Plus, nuk do jeni dhe aq tolerantë, gjë që do të habisë të gjithë!
Akrepi
Horoskopi i Paolo Fox ju fton të relaksoheni, veçanërisht në dashuri. Jini tolerantë dhe flisni hapur, kjo nuk e dëmton çiftin, kini besim, nuk rrezikoni të tradhtoheni. Do ta mendoni, sigurisht, sepse tradhtia është ajo që Akrepi i frikësohet më shumë, por Neptuni është në pamje të mirë dhe ju mund t’i besoni tjetrit, ashtu siç mund të shprehni pa frikë se si ndiheni.
Shigjetari
Ka diçka të papritur që mund të ndryshojë pritjet dhe planet tuaja. Nuk do të jetë shumë, një vizitë ose një mesazh i këndshëm, për shembull. Në mos ju shpie në diçka të re që do t’ju befasojë dhe do t’ju bëjë të mendoni. Një ngjarje e papritur mund të zgjojë tek ju emocione që jo gjithmonë do të jeni në gjendje t’i kontrolloni.
Bricjapi
Kjo është një periudhë dinamike, por krijon një intolerancë të fortë. Në përgjithësi, ekziston një refuzim që shprehet në formën e zemërimit dhe akteve të paparashikueshme dhe acaruese që rrisin tensionin. Kjo situatë mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar, por Bricjapët janë krejtësisht të aftë të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të mos bëjnë asgjë të nxituar.
Ujori
Situata ekonomike mund të krijojë një shqetësim sot, por tensione të forta mbeten dhe ju jeni veçanërisht të ndjeshëm nëse keni lindur në janar. Në nivelin personal, diçka ngjall një trazirë të fortë. Me pak fjalë, do të jetë një fundjavë mjaft e ngarkuar. Kini kujdes se çfarë thoni në një situatë të tillë, sepse vazhdimisht jetoni në situata kontradiktore.
Peshqit
Prirja juaj për të imagjinuar skenarë që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin do t’ju bëjë të ëndërroni. Ju mund të keni dikë në mendje, për shembull, dhe të bëni filma me atë person. Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm se nuk ka të bëjë me realitetin, gjithçka është në rregull dhe gjithashtu mund t’ju bëjë shumë mirë, sepse duhet të ëndërroni dhe të arratiseni sa më shumë që të jetë e mundur!