Dashi
Sipas horoskopit të Paolo Fox, të dielën dhe të hënën do të duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbajtur nervat në kontroll, përndryshe rrezikoni të zemëroheni me dikë. Në orët e ardhshme do të jeni pak konfuzë: përpiquni të qëndroni të qetë, përndryshe ky konfuzion mund të çojë në një shqetësim në dashuri. Kujdes do të nevojitet sidomos me shenjat e Gaforres, Peshores dhe Bricjapit.
Demi
Do të lehtësohen marrëdhëniet, kontaktet me të tjerët dhe sigurisht dashuria, falë një Venusi të bukur në Bricjap. Tani duhet të mendoni se si t’i mbani paratë tuaja të sigurta dhe ndoshta t’i investoni ato. Në ditët në vijim do të duhet të merren parasysh të gjitha strategjitë e reja, sepse mund t’ju sjellin sukses të madh.
Binjakët
Do të gjeni dëshirën për t’u argëtuar dhe për t’u futur në situata të reja dhe stimuluese. Jo më kot keni qenë gjithmonë një nga shenjat më të kërkuara nga të gjithë, sepse jeni dëfryes, të shkujdesur, të aftë të lini negativitetin të shkojë.
Gaforrja
Duhet të lini mënjanë shpirtin tuaj reflektues dhe introspektiv dhe të përpiqeni të argëtoheni me butësi dhe spontanitet. Ju duhet t’i jepni vetes një pushim nga arsyetimi, kritikat dhe pretendimet dhe të relaksoheni më shumë. Në këtë ditë Hëna në shenjë do ju ndihmojë të përjetoni lajme dhe momente plot emocione të këndshme. Keni ende hezitime në dashuri.
Luani
Do të jetë një e diel me forcë të madhe, një ditë fituese. Këta yje do t’ju ofrojnë një vështrim të veçantë të vitit të ardhshëm, një 2022 në të cilin mund të bëni zgjedhje radikale dhe të guximshme. Thuajse duket sikur duhet të shpikni një jetë të re dhe kjo nuk ju tremb aspak. Në orët e ardhshme dijeni se takimet janë të favorizuara.
Virgjëresha
E diela do të jetë një ditë e vlefshme për takime, marrëdhënie të reja. Përveç kësaj, do të jeni në gjendje të rikuperoni pak qetësi, pas disa ditësh mjaft të trazuara dhe për dikë me ndonjë sëmundje fizike. Për fat të keq, Marsi do të jetë ende kundër. Kjo është arsyeja pse do të ishte mirë t’i lini gjërat t’ju rrëshqasin dhe të mos bini në grackën e provokimeve të të tjerëve.
Peshorja
Sipas parashikimeve të Paolo Fox do të ketë nevojë për maturi absolute jo aq për ju, sa për njerëzit afër jush. Me kalimin e ditës, nervozizmi juaj do të rritet dhe do të duhet një gjë e vogël për të shkaktuar një krizë të madhe. Mundohuni të jeni të qetë dhe të ftohtë, përndryshe do të futeni në një diskutim të nxehtë që nuk do të sjellë asgjë të mirë.
Akrepi
Ju pret një e diel veçanërisht e gjallë dhe e këndshme. Hëna dhe Venusi do jenë në aspekt të favorshëm. Kjo do të thotë dëshirë për të dashur, për të shprehur atë që ndjen, për të përjetuar emocione të veçanta. Duhet të planifikoni me personin që ju pëlqen, të bisedoni, të ndani kohë së bashku. Edhe ata që së fundmi kanë pasur ndonjë keqkuptim me partnerin do të mund të rikuperohen.
Shigjetari
Do të shpëtoni përfundimisht nga kjo Hënë kundër, që ju ka krijuar shumë probleme apo humor të keq në dy ditët e fundit. Lërini pas vështirësitë e kaluara dhe përqendrohuni më tepër te viti 2022. Nga prilli e në vazhdim do të keni mundësinë të merrni një revansh të mirë. Përdorni këto ditë për të krijuar një plan të ri, një strategji efektive. Idealja do të ishte të kishit pranë jush bashkëpunëtorë që dinë t’ju mbështesin që këtu e tutje, por mesa duket nuk është kështu për të gjithë Shigjetarët.
Bricjapi
E diela, siç e parashikon Paolo Fox, do të jetë një ditë për t’u marrë me rezerva. Ju do të dëshironi të mos e teproni, pasi mund të hasni në ndonjë vonesë ose problem të bezdisshëm. Në orët e ardhshme jo gjithçka do të shkojë mirë ose do të ndiheni të paksa çuditshëm. Më mirë të bëni kujdes absolut.
Ujori
Më në fund do të përmirësoheni, do të keni filluar të rikuperoni formën fizike që ju ka munguar ditët e fundit. Ju keni kapërcyer një krizë fizike që e keni mbartur prej disa kohësh. Falë Diellit dhe Marsit të favorshëm mund të filloni të mendoni edhe për vitin e ardhshëm me shpresë, sepse nuk do t’ju mungojnë burimet e nevojshme. Tani e tutje duhet të përpiqeni të kurseni pak para, të jeni më të kujdesshëm, ndërkohë shijoni emocionet e këndshme që do t’ju dhurojë kjo e diel.
Peshqit
Një hënë e shkëlqyer do t’ju ndriçojë ditën, pas një jave shumë të rëndë. Këtë të diel do të gjeni emocione të bukura, garanci të rëndësishme e madje edhe njohje të reja nëse dëshironi. 2022 do t’ju lejojë të punoni në projekte të reja dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni një mosmarrëveshje të vazhdueshme. Projektet e çiftit do të favorizohen vitin e ardhshëm.