Horoskopi Horoskopi, e diel 3 dhjetor 2017

Horoskopi, e diel 3 dhjetor 2017

Dashi

Shmangia e pyetjeve është një “sport” ku shkëlqeni, ndonëse duhet të bëni ndonjë përjashtim. Kjo pasi nëse nuk ndryshoni sjellje, situata rrezikon që të bëhet e rëndë gjatë kësaj dite.

Demi

Do të qëndroni në gjendje të fjetur gjatë kësaj dite, gjë që mund të ngjallë shumë gjykime. Kjo është një periudhë reflektimi, e domosdoshme për të gëlltitur një propozim para se të merrni një vendim apo të hidheni në veprim.

Binjakët

Mos ngurroni të flisni me ata që mund t’iu ndihmojnë për ti parë gjërat nga një tjetër drejtim. Rekomandohet që të hapeni me kolegët e punës me miqtë ose partnerin/en, pasi ka disa gjëra që duhen riparë.

Gaforrja

Menaxhimi i emocioneve përballë një eventi që ju shqetëson, është i domosdoshëm për të reaguar sipas instinktit dhe në mënyrë negative. Mos merrni vendime të nxituara dhe vlerësoni me kujdes premtimet që do të bëhen.

Luani

Nuk do të dëshironi të sforconi situatat dhe pranoni se disa gjëra kanë nevojë për kohë për t’u maturuar. Mund edhe të shtyheni të veproni me arsye, por bëni mirë të veponi me mençuri para të tjerëve.

Virgjëresha

Dhjetori nis për ju me një klimë të mirë të yjevee, por duhet të dini të menaxhoni eventet dhe personat për të arritur objektivat. Gjatë kësaj dite mundohuni të rivendosni lidhjet me personat me të cilët jeni shkëputur disi.

Peshorja

Parja e anëve pozitive në situatat që po jetoni, do të ndikojë që të çoni përpara një lidhje ose një projekt në drejtimin e duhur. Një dëshirë e juaja ka mundësi shumë të mirë për t’u realizuar nëse do arrini të liroheni nga disa maraze të së kaluarës.

Akrepi

Rezultatet e punës tuaj duan ende kohë, por shijojeni këtë ditë, pasi nuk do vonojnë që të shfaqen! Për sa i takon raportit me një person të shtrenjtë, nëse kërkoni disa përgjigje… bëni pyetjet e duhura.

Shigjetari

Ky muaj nis me një takim, një projekt dhe një përkëdhelje fati që do ju befasojë! Nëse doni të transformoni një mundësi në diçka konkrete, duhet të merrni në dorë situatën dhe të hidheni në veprim.

Bricjapi

Përshtatja me rrethana me të cilat keni përshtypjen se duhet të përballeni, e bën situatën më të nxehtë, por përkundrazi do të qëndroni në distancë. Do të arrini me vështirësi që të përballeni me problemin, por sjellja që do të shfaqni nuk do të jetë e duhura!

Ujori

Gjatë ditëve të ardhshme situata do të përmirësohet, por me një kusht: për të arritur qëllimin. Duhet të veproni me shpejtësi pa u ndalur në detaje që do të keni kohën e nevojshme për ti sistemuar, duke përdorur inteligjencën që ju karakterizon.

Peshqit

Ka ardhur momenti për të analizuar situatën dhe nuk duhet të mbeteni gjatë në projekte që nuk ju çojnë askund. Mos u druani që ti jepni fund një lidhje shterpë: koha është çmuar!