Dashi
E diela duket pozitive në dashuri për të lindurit e kësaj shenje. Nëse duhet të bëni kërkesa për punë, bëjeni me kujdes.
Demi
Periudha aktuale është e vështirë për çiftet. Në punë duhet të ndaleni dhe të bëni një bilanc.
Binjakët
Mund të jetë një e diel plot diskutime në dashuri. Kujdes portofolin, keni shumë shpenzime për të përballuar.
Gaforrja
Është një kohë e mirë për dashurinë, veçanërisht historitë e fundit. Ca pakënaqësi shfaqen në punë.
Luani
Ditë pozitive, edhe nëse jeni bërë pak si shumë kërkues. Në punë do të shihni se kush ka ecur me parimin që në gusht nga një grusht, ka arsye për t’u gëzuar, dhe e kundërta.
Virgjëresha
Nuk ndiheni shumë rehat me personin që keni pranë. Kushdo që ka biznesin e tij po mendon të bëjë ndryshime.
Peshorja
Si marrëdhëniet e konsoliduara në çift ashtu edhe ato të sapolindura, janë të mira. Keni menduar se keni humbur një mundësi pune, por ajo mund të kthehet.
Akrepi
Në dashuri duhet të qëndroni të qetë, të mësoni se si të dëgjoni më shumë. Diçka mund të ndryshojë në sferën e punës, jini gati.
Shigjetari
Dritë jeshile për dashuritë e reja. Për punë mund ta gjeni veten duke zgjedhur të ndaheni me të kaluarën dhe të filloni diçka të re.
Bricjapi
Probleme për histori të karakterizuara nga pavendosmëri të gjata, të hënën mund të jetë më e lehtë për të gjetur një zgjidhje. Është e mundur një ofertë e mirë pune.
Ujori
Nëse një histori dashurie po shoqërohet me vështirësi, ndajeni me më shumë besim me gjysmën tjetër. Ka mundësi që në spektrin e punës të duhet të lini një projekt për diçka tjetër.
Peshqit
Është një situatë në dashuri për të cilën duhet të bëni sa më shumë durim. Në punë ka mundësi të ndiheni pak të zhgënjyer.