Horoskopi Horoskopi, e enjte 19 janar 2023

Horoskopi, e enjte 19 janar 2023

DASHI

Vini nga ditë të vështira dhe duhet të merrni kohë për veten tuaj si dhe të rimbushni bateritë. Në këtë mënyrë mund të merrni vendime më të mira për veten dhe për partnerin tuaj. Për sa i përket punës, disa projekte bllokohen, ndërsa të tjera mund të rifillojnë me entuziazëm. Prandaj duhet të jini të durueshëm.

DEMI

Në këtë periudhë jeni duke kaluar disa probleme dhe madje as morali nuk ju ndihmon. Gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, por në mëngjes më mirë mbajeni gojën mbyllur. Për sa i përket punës, fundjava do jetë veçanërisht e favorshme.

BINJAKËT

Marsi po afron dhe dashuria ka filluar të lulëzojë… Me ardhjen e pranverës, ndjenjat do të jenë protagonistë të jetës suaj. Beqarët do mund të takojnë shpirtin binjak, ndërsa ata që janë në një lidhje të qëndrueshme do të mund të planifikojnë diçka të veçantë në orët në vijim.

GAFORRJA

Rikuperohet në çdo aspekt. Mundohuni të mos e lodhni veten dhe të mos humbni kohë në diskutime të kota. Për sa i përket punës, ka mundësi të shkëlqyera për t’u kapur sa më shpejt. Por peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të bini dakord dhe mos e tundni varkën pa asnjë arsye.

LUANI

Keni nevojë për vëmendje ndaj vetes dhe të tjerëve. Mund të përjetoni emocione të forta, por duhet të kuptoni se në cilën rrugë do të shkoni. Kur vjen çështja te puna, është koha për të marrë edhe një pushim. Nuk jeni prej hekuri dhe ndonjëherë duhet të çlodheni.

VIRGJËRESHA

Një pasdite plot emocione dhe arritje të mëdha, falë Hënës së mrekullueshme. Në punë shumë planetë ju buzëqeshin dhe janë rreshtuar në drejtimin e duhur. Mund të keni takime të frytshme dhe produktive, prandaj ju takon t’i ktheni ato në diçka të veçantë.

PESHORJA

Është koha për të mbyllur një histori paralele. Duhet të kuptoni se në cilën anë jeni dhe nuk mund t’i mbani të dyja këmbët në një ‘këpucë’. Merrni pak kohë, të paktën deri në mars, sepse atëherë do të shihni se shumë gjëra do të përmirësohen. Për sa i përket punës, zgjidhjet e shkëlqyera vijnë vetëm me pranverën. Prandaj duhet të prisni.

AKREPI

Pasditja i përmirëson gjërat në krahasim me mëngjesin, veçanërisht në ndjenja. Në punë situata përmirësohet, mund t’i arrini objektivat. Duhet të përveshësh mëngët për të marrë diçka të veçantë.

SHIGJETARI

Ju pret një ditë plot trazira, mund të ktheheni për të diskutuar me një person të dashur. Mos e merrni shumë të vështirë nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi. Kapitulli i punës: mund të jetë koha e duhur për t’u futur në sfida të reja, rutina ju lodh pas pak.

BRICJAPI

Dita mund të jetë e shkëlqyer për të marrë sqarime në dashuri. Nëse keni debatuar me partnerin, flisni me njëri-tjetrin dhe sqarohuni. Sa i përket punës, përveshni mëngët dhe kthehuni në rrugën e duhur. Tregojini të gjithëve vlerën tuaj. Ndërprisni lidhjet me njerëz të dëmshëm ose të rremë.

UJORI

Mund të rikuperoni nga pikëpamja e emocioneve dhe ndjenjave. Nuk përjashtohen edhe rikthimet e bujshme, por bëni kujdes sepse supat e ngrohta funksionojnë rrallë. Sa i përket punës, mund ta shikoni të ardhmen me besim të ri.

PESHQIT

Dita pak e zymtë, jeni dembelë dhe apatikë, dhe duket sikur rutina juaj nuk ju kënaq. Keni dëshirë ta testoni partnerin sepse nuk jeni të kënaqur me atë që po bëni. Punë? Ka shumë për të diskutuar, shqyrtoni me qetësi zgjidhjet dhe mundësitë.