Dashi
Këtë të enjte pritet që t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si të menaxhoni gjithçka do të ndodhë përreth jush.
Demi
Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi këtë të enjte 5 gusht. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen.
Binjakët
Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri. Edhe të enjten do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë.
Gaforrja
Do të jeni kreativë dhe me shumë energji. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie me të tjerët.
Luani
Ju do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar në ambientin e punës. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses.
Virgjëresha
Sa më shumë të toleroni aq më keq do jetë për ju. Të mirat materiale që keni arritur së fundmi, dëshironi t’i dyfishoni, ndaj edhe do të punoni dyfish të enjten.
Peshorja
Mos u tregoni shumë të ashpër këtë të enjte. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë.
Akrepi
Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë të enjten. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë.
Shigjetari
Kjo e enjte nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit. Do t’ju kundërshtojnë dhe nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja.
Bricjapi
Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Partneri do të jetë përkrah jush dhe do shijojë gjithçka.
Ujori
Nesër situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos i hidhni zjarr çështjeve sepse mund të digjeni edhe vetë. Lërini njerëzit të vendosin vetë. Bën kujdes me shëndetin.
Peshqit
Mos i pranoni detyrat që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar.