Dashi
Nëse duhet të sqaroni diçka me njeriun e zemrës, më mirë shtyjeni për në fundjavë, pasi sot mund të shkaktoni shumë dëme. Mos mendoni më për të kaluarën, por shikoni përpara. Mundohuni që të konkretizoni diçka më shumë në punë.
Demi
Do të ketë rikthim pasioni, i cili gjatë këtyre ditëve ishte zbehur. Në çiftet që kanë shumë kohë që janë bashkë, duhet folur për problemet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Në punë, me gjasë do të bëhet një zgjedhje brenda fundit të muajit.
Binjakët
Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar, e cila do të favorizohet nga ndikimi pozitiv i Venusit. Po ashtu do të keni mundësi që të jetoni emocione të reja. Sa i takon punës mund të ketë zhvillime pozitive, yjet do të jenë në anën tuaj.
Gaforrja
Sot parashikohet një ditë mjaft pozitive në saj të ndikimit të Diellit, Hënës dhe Mërkurit. Jeni plot energji dhe kjo gjë do ju lejojë që të përballoni një debat të rëndësishëm në punë dhe të sqaroni situata të cilat nuk shkojnë siç duhet në sferën profesionale.
Luani
Ka ende disa pasiguri në sferën sentimentale, por gjërat po nisin që të përmirësohen. Do keni mundësi që të jetoni momente pasioni me të lindurit e shenjës së gaforres ose akrepit. Në punë do të ketë mundësi të cilat duhen kapur fluturimthi, pasi mund të ketë ndryshime pozitive.
Virgjëresha
Kjo e enjte do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet në dashuri. Prisni edhe pak ditë. Sa i takon vonesave në punë, shumë shpejt do të sistemohen.
Peshorja
Mundohuni që të shmangni debatet, polemikat dhe përplasjet, sidomos në dashuri dhe familje. Në punë duhet treguar kujdes, të paktën në orët në vijim.
Akrepi
Dashuria paraqitet mjaft mirë, ndaj nëse dikush ju pëlqen, viheni në dijeni. Bëni kujdes nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së ujorit. Sa i takon punës do të ketë shqetësime, të cilat duhen kuptuar me kujdes. Vëmendje duhet treguar edhe me shpenzimet.
Shigjetari
Hëna gjatë kësaj dite nuk do të jetë në anën tuaj, sa i takon sferës sentimentale dhe kjo gjë do ju bëj të pavendosur, ndaj mundohuni që të arsyetoni me më shumë qetësi. Në punë, mund të keni shumë projekte, por mundohuni që të çoni përpara vetëm gjërat që kanë vërtetë rëndësi.
Bricjapi
Ka një çështje të mbetur pezull sa i takon ndjenjave, e cila duhet të marrë zgjidhje. Mundohuni që të mos ndikoheni shumë nga e kaluara. Në punë, mund të mendoni se jo të gjithë janë në anën tuaj.
Ujori
Dashuria paraqitet mjaft mirë, pasi Venusi dhe Marsi janë në anën tuaj. Dikush i shenjës tuaj, mund të kthehet pranë jush. Në punë, janë mjaft të favorizuara zgjedhjet e rëndësishme, ndaj shfrytëzojeni këtë periudhë, pasi jeni të mbrojtur nga yjet.
Peshqit
Në këtë periudhë mund të afroheni me një person që e keni pasur larg. Takimet janë mjaft të favorshme, për ata që janë vetëm. Kush është në kërkim të një pune gjatë kësaj periudhe, duhet të përveshë mëngët, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.